Janë fëmijë 11 dhe 12 vjeç, por muajin e Ramazanit kanë vendosur të agjërojnë. Gjyshërit e Klestit dhe Fatbiancës preken nga projekti i aksit Thamanë dhe ndaj dhe ata kanë vendosur të protestojnë.

Nga Syfyri në iftar e përgjatë gjithë ditës ata tregojnë se luten për banesat e gjyshërve të cilat priten të shemben.

“Kam dalë në protestë për gjyshin dhe gjyshen.Unë sot po agjëroj”-tha Bianka.

“Kam ardhur për të mbështetur gjyshërit e mij në protestë. Agjëroj këtë vit dhe do ta mbaj gjatë gjithë kohës. Është pak e vështirë se gjithë kjo vapë këtu dhe gjithë këta njerëz është një trysni shumë e madhe. Ne lutemi dhe për këtë gjë dhe shpresojmë të marrim mirë kuptim nga shteti”

6 muaj nga protestat e Bërxullës po bëhen tashmë dhe ende çështja e shpronësimeve për ndërtimin e autostradës  Thumanë-Kashar nuk ka marr zgjidhje. Sink

Një prej banorëve me vete mbante një shishe benzine nga ku kërcënoi se në vijim do të vetëflijohej.

Burra, gra e fëmijë bllokuan  sërish rrugën kryesore të Rinasit dhe janë ulur në rrugë duke kërkuar zgjidhje.

Banorët kanë lajmëruar të henën një tjetër protestë ku pritet të ketë përshkallzime tè saj. Veprimet që po bëhen ndaj tyre i cilësojnë si masakër të vërtetë ndërsa paralajmërojnë 'luftë' me qeverinë në rast se nuk i japin zgjidhje. Sipas tyre,  kompania Gener2 që ka fituar projektin me koncesion për 35 vite, në kundërshtim me ligjin, ka nisur punën në terren pa pasur një leje ndërtimi.