Premier League, Antonio Conte
trajneri më i mirë i muajit teto

Premier League, Antonio Conte<br />trajneri më i mirë i muajit teto
Antonio Conte shpallet trajneri i muajit tetor në Premier Leaguen angleze.

Conte dhe Chelsea i tij ka pasur një ecuri fantastike në tetor duke fituar 4 ndeshje por mbi të gjitha duke shënuar 11 gola dhe mos pësuar asnjë.

Chelsea i Londrës është e vetmja skuadër në kampionatet kryesore europiane që nuk ka pësuar gol.

Pas gjithë kësaj ecurie mjaft të mirë të skuadrës ku meritë kryesore ka edhe trajneri vjen edhe titulli i “trajnerit të muajit” për italianin Antonio Conte.

“Është një nder i madh për mua dhe dua ta ndaj me lojtarët dhe shoqërinë” janë fjalët e Conte-s.

Italiani Conte ka fituar çmimin trajneri i muajit tetor duke lënë pas kolegët e tij Jurgen Klopp dhe Arsen Wenger.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve