Premier League e futbollit në Angli zhvilloi të shtunën e 15 marsit katër ndeshjet e radhës për raundin e 29-të. Manchester City u ndal në shtëpi 2-2 nga Brighton, Everton barazoi me Armando Brojën në fushë, teksa tri pikë për Nottingham dhe Wolves.
Në "Goodison" Everton u ndal 1-1 nga West Ham. Në fushë 11 minuta nga fundi luajti edhe Armando Broja. Sulmuesi i Kombëtares mori një ftesë nga Sylvinho për ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026, ndërsa nuk luante nga 9 janari kur u dëmtua. Miqtë kaluan në avantazh me Soucek, teksa Everton barazoi në shtesë me O'Brien.
Barazim edhe në "Etihad", aty ku Manchester City u ndal 2-2 nga Brighton. Dy herë djemtë e Guardiolës kaluan në epërsi, por nuk mundën të dilnin me pikë të plota. Haaland me penallti në minutën e 11-të zhbllokoi ndeshjen, para se Estupinan të barazonte. Marmoush rigjeti epërsinë për Cityn në fundin e pjesës së parë, por në fraksionin e dytë Khusanov shënoi autogolin e dytë në pak javë dhe ndeshja u mbyll 2-2.

Premier League, raundi 29-të:
Everton 1-1 West Ham
Ipswich 2-4 Nottingham
Manchester City 2-2 Brighton
Southampton 1-2 Wolves
Renditja:
Komente

