Elita e futbollit anglez, Premier League është në raundin e dhjetë. Këtë të shtunë u zhvilluan pesë takime, ku te tri pikët dolën Arsenali, Brighton dhe Palace. United u ndal në barazimin 2-2 kundër Nottingham.
Arsenali siguroi një fitore të rëndësishme në udhëtim ndaj Burnleyt, duke triumfuar me rezultatin 0-2 për të vijuar sërish kryesimin. Skuadra e Mikel Artetës e nisi ndeshjen me ritëm të lartë dhe kaloi në epërsi që në minutën e 14-të, kur sulmuesi Viktor Gyokeres gjeti rrjetën duke konfirmuar formën e tij të mirë. ‘Topçinjtë’ goditjen e radhës Burnleyt ia dhanë në minutën e 35-të, kësaj radhe me Declan Rice që shënoi për 0-2. Armando Broja luajti 14 minuta te Burnley në fundin e takimit.
Në ‘City Ground’, Nottingham barazoi 2-2 kundër Manchester United duke ndalur serinë pozitive të miqte. Casemiro shënoi për United në minutën e 34-t, para se Gibbs-White dhe Savona të përmbysnin gjithçka. Diallo në minutën e 81-të barazoi për 2-2.
Arsenal me 25 pikë mban kreun, ndërsa United me 17 pikë ndodhet në pozitën e pestë. Të diel luhen takimet e mbetura për t’u plotësuar tabloja e plotë e Premier League pas raundit të dhjetë.
Premier League, raundi 10-të:
Brighton 3-0 Leeds
Burnley 0-2 Arsenal
Crystal Palace 2-0 Brentford
Nottingham 2-2 Manchester United
Renditja:
Komente







