Premier League/ Liverpool 6 fitore radhazi, Arsenal fiton me 10 lojtarë, United surprizohet në Londër

Premier League/ Liverpool 6 fitore radhazi, Arsenal fiton me 10 lojtarë, United surprizohet në Londër

Nga ndeshja Chelsea- Liverpool

ANGLI- Katër ndeshje u luajtën këtë të dielë, dhe për ironi të fatit u luajtën në Londër, aty ku vetëm West Ham dhe Arsenal arritën të fitojnë nga skuadrat kryeqytetase.

Kryefjala e ndeshjeve ishte ajo mes Chelsea-s dhe Liverpool. Ekipi i Jurgen Klopp vijon serinë e rezultateve pozitive duke marrë fitoren e gjashtë radhazi, dhe këtë herë në Stamford Bridge. The Reds hipotekuan fitoren që në pjesën e parë ku Trent Alexander- Arnold shënoi nga një skemë prej faullit, ndërsa Firmino dyfishoi pas një krosimi nga ana e majtë duke mposhtur lehtësisht portierin Arrizabalaga të harruar nga mbrojtësit e Chelsea. Për blutë e Lampard, mendoi Ngolo Kante i cili mes pesë lojtarëve shënoi një supergol por duket se londinezët u kujtuan shumë vonë.

Rezultati surprizë prodhoi ndeshja West Ham- Manchester United. Djajtë e kuq u mposhtën me rezultatin 2-0. Në pjesën e parë Andriy Yarmolenko shënoi pas një aksioni të ngadaltë afër zonës së United. Ndërsa miqtë tentonin të barazonin, Aaron Cressëell i vendosi kapakun në të 84’ me një supergol nga faulli duke e çuar stadiumin e London Stadium në festë.

Ndërkohë Arsenali është rikthyer tek rezultatet pozitive, dhe pse kësaj radhe topçinjtë ia kanë dalë të përmbysin me 10 lojtarë disavantazhin përballë Aston Villas. Miqtë kaluan dy herë në avantazh me John McGinn dhe Wesley ndërsa Arsenali e mbylli pjesën e parë me 10 lojtarë për shkak të veprimit të nxituar të Ainsley Maitland-Niles. Madje një penallti e shënuar nga Pepe u rrëzua nga goli i miqve por në fundin e lojës, ekipi i Unai Emeri ia doli të bëjë përmbysjen e madhe duke shënuar dy herë me Challum Chambers dh Pierre Emerick Aubameyang për të finalizuar rezultatin final 3-2.  

 

 

Ndërkohë Crystal Palace dhe Ëolverhampton u ndanë në një barazim në Selhurst Park. Edhe pse vendasit kaluan në avantazh ,e autogolin e Leander Dendoncker, Diogo Jota shënoi në fund të sfidës për të nxjerrë Ujqërit Portokalli me një pikë nga Londra.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025