Premier League nuk njeh pushim/ Liverpool dështon të 'arratiset', Tottenham ka harruar të fitojë (VIDEO-Golat)

Liverpool dështon të arratiset në krye të Premier League angleze. Në ishull nuk pushojnë as për festa dhe Liverpool u ndal në “Anfield Road” në barazim 1-1 nga West Bromwich Albion. Goli i shënuar nga Sadio Mane u barazua në fund nga Ajayi  dhe skuadra e Klopp me 32 pikë është vetëm 3 larg Evertonit të vendit të dytë.

Ndërkaq Tottenham i Mourinhos ka harruar të fitojë. Gjelat e Londrës kanë katër ndeshje që nuk arrijnë suksesin maksimal dhe kanë humbur ndjeshëm pozicione në renditje.  Mbrëmjen e djeshme në përballjet  e javës së 15-të Tottenham barazoi 1-1 në transfertë ndaj Wolves pavarësisht se kaloi në avantazh me Ndombele që në minutën e parë. Wolves barazoi katër minuta nga fundi me Saiss. Pushim s’ka dhe sot luhen tre ndeshje të javës së 16-të në Angli ku Chelsea pret Aston Villan ndërsa dueli më interesant është Everton-Manchester City./ Përgatiti Andi Kapxhiu 

E.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

13 ndeshje me Kombëtaren, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?

13 ndeshje me Kombëtaren, Eros Grezda tërhiqet nga futbolli?