LONDËR, Angli - Nën reshjet e shiut që shoqëruan thuajse gjithë takimin në 'Emirates', Arsenali mposhti 3-0 Nottinghamin për sfidën hapëse në raundin e katërt të Premier League.
Skuadra e Mikel Artetës kishte gjithë kohës kontrollin e lojës, duke bërë që trajneri Ange Postecoglou të debutonte me humbje te miqtë. Ndeshja u zhbllokua pas 32 minutave lojë nga supergoli i Martin Zubimendit. Në zhvillimet e një këndoreje, sfera mbeti në hyrje të zonës dhe spanjolli nuk u mendua dy herë duke lëshuar një 'predhë' me të djathtën fluturimthi, për ta ndalur në rrjetë.
Nisja e fraksonit të dytë solli edhe golin e dytë për vendasit. Eze, në pozicion të rregullt edhe pas kontrollit me VAR, asistoi për Gyokeres që nuk gaboi me portën e boshatisur dhe 'arkivoi' tri pikët. Ndeshja 'do vulosej' 11 minuta para fundit, kur i sapofuturi në fushë, Trossard në prekjen e parë asistoi për Zubimendin dhe ky i fundit paçka se më shtatshkurtëri në fushë, shënoi me kokë golin e dytë personal në këtë duel.
Pas katër takimeve këtë fillim sezoni, Arsenal me tre fitore dhe një humbje ngjitet përkohësisht në krye të renditjes me nëntë pikë. Nottingham me katër pikë mbetet në pozitën e 11-të. Javën e ardhshme Arsenal pret Man. Cityn, ndërsa Nottingham luan në fushën e Burnleyt.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Janar, 22:15
Arrestimi i Maduros, si e vlerësoni sulmin e SHBA-ve në Venezuelë?
-
Të drejtë
41.1%
-
Të gabuar
48.2%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Asisti kundër Newcastle, Broja në 3 ndeshjet e fundit më shumë kontribut se sa 47 sfida të mëparshme (VIDEO)
31 Dhjetor 2025, 12:44
-
Goditje e fortë për titullin, Arsenali mposht Aston Villa-n që vinte pas 8 fitoreve rradhazi! Zhgënjen United dhe Chelsea (VIDEO)
31 Dhjetor 2025, 11:02
-
Arrestohet ish-sulmuesi i Anglisë, Andy Carroll rrezikon deri në pesë vite burg
28 Dhjetor 2025, 13:51
-
GOLAT/ Tetë fitore radhazi, Aston Villa përmbys 1-2 Chelsean në Londër dhe garon për kreun e Premier League
28 Dhjetor 2025, 12:59
-
Arsenal-i i përgjigjet fitores së City-t, Liverpool 'flak' krizën! Broja rikthehet titullar, në Seria A humbin skuadrat e shqiptarëve (VIDEO)
27 Dhjetor 2025, 18:36
-
GOLAT/ Gjashtë fitore radhazi, Man.City likuidon 1-2 Nottinghamin në udhëtim dhe merr kreun e Premier League
27 Dhjetor 2025, 15:35
-
VIDEO/ Manchester United rikthehet te fitorja, mposht 1-0 Newcastle dhe kap zonën evropiane
27 Dhjetor 2025, 09:48
-
VIDEO/ I mjaftojnë vetëm katër minuta lojë, Anis Mehmeti shënon supergol në Angli
27 Dhjetor 2025, 08:56
-
Emigranti shqiptar i shpëton deportimit nga Anglia: E dashura ime nuk jeton dot në Shqipëri!
26 Dhjetor 2025, 16:50
-
I kërkonte Franca, dy ‘skifterët’ shqiptarë kapen në Angli, njërit i vendosin ‘Rolex’ në këmbë
25 Dhjetor 2025, 14:24
-
GOLAT/ Arsenali i falet penalltive, fiton kundër Crystal Palace dhe gjen Chelsean në gjysmëfinalen e Carabao Cup
24 Dhjetor 2025, 11:09
-
Dramë për Alexander Isak, sulmuesi operohet dhe mungon gjatë për Liverpoolin
23 Dhjetor 2025, 13:34