Premiera e Angjelin Preljocaj në Tiranë mahnit publikun! ‘Annonciation’ e ‘La Stravaganza’ ngjitet në skenë nga trupa shqiptare

Ai di ta çoj mesazhin në zemër të procesit të artit. Gjuha e tij koreografike është vetë poezia e baletit modern. Mesazhi i tij të prek, e ndjen nuk është më një abstraksion.

Dy vepra të krijuara nga koreografi me famë botërore dhe origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj janë ngjitur këtë fundjavë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.

Premiera absolute e Angjelin Preljocaj me titull “Annonciation” u ngjit në skenë me trupën e baletit shqiptar dhe u shoqërua me duartrokitje dhe ovacione nga publiku.

Më pas u shfaq edhe premiera e famshme e Preljocaj,  “La Stravaganza”e vlerësuar nga kritika botërore për gjuhën poetike të trupit dhe stilin modern të koreografisë.

Shikuesit janë të emocionuar pas shfaqjes.

Carolina është e huaj dhe vjen për herë të parë në Teatrin Kombëtar të operës në Tiranë.

“Më pëlqeu aq shumë kjo shfaqje. Nuk e prisja, sepse për mua është hera e parë që unë vij në këtë teatër. Më pëlqeu shumë realizimi koreogafik dhe loja e balerinëve. Ishte një shfaqje e bukur ku përzihej modernia me klasiken” thotw ajo.

Ndërsa një vajzë e re shqiptare që jeton në Itali, dëshiron të shpreh emocionet e saj.

“Është një shfaqje që nuk ka një mesazh të qartë, por e ndjen së brendshmi. E bukura është se persona të ndryshëm e përjetojnë në mënyrë të ndryshme. Të gjithë balerinët ishin shumë të mirë.  Është një shfaqje emocionuese për këdo që e sheh”

Angjelin Preljocaj ia ka dhuruar Teatrit të Operës dhe Baletit krijimtarinë e tij me rastin e inaugurimit të rikonstruksionit të këtij institucioni të rëndësishëm të kulturës shqiptare. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktivizohet zjarri në zonën e Dropullit, flakët rrezikojnë banesat

Aktivizohet zjarri në zonën e Dropullit, flakët rrezikojnë banesat