Premiera/ “Gruaja në dritare”
rikthen në skenë Karafil Shenën

Premiera/ “Gruaja në dritare”<br />rikthen në skenë Karafil Shenën
TIRANE- “Gruaja në dritare” është drama më e re, e cila vjen si premierë në Teatrin Kombëtar në datën 2 Maj. Drama e regjisores kosovare, Artë Arifi, ka një përmbajtje thellësisht shqiptare, e parë me një perspektivë e gjuhë bashkëkohore. Drama ka në fokus si po shkatërrohet një familje për shkak të natyrës luftarake të një gruaje të vetmuar që mbron tokat e vëllait të zhdukur.

Çfarë ndodh pas intrigave të një vëllai tjetër koprac që bënë çdo gjë që të fshejë të vërtetën. Lejimi i një krimi brenda familjes orienton simbolikën e kësaj drame, ku shfaqen dy femra kundërshtare të njëra-tjetrës, Diana dhe Mara, të cilat shohin pothuaj gjatë gjithë kohës shikojnë nga dritarja. Dritarja sjell të reja, kuptime të të vërtetave, shfrenime, intriga, gënjeshtra, madje edhe krim. Kjo është metafora e dramës. Në këtë premierë  në role janë aktorët më të sukesshëm të momentit si Karafil Shena, Yllka Mujo, Olta Daku, Dritan Boriçi, Neritan Liçaj e Gert Ferra.

Aktori i njohur  Karafil Shena, një emër i njohur i kinematografisë shqiptare, sidomos para viteve ’90 ka qenë prej 20 vjetësh emigrant në Greqi. Megjithatë ai ka marrë pjesë në premierat greke me role dytësore, derisa regjisori Bujar Alimani e ktheu si protagonist në filmin e tij të parë me metrazh të gjatë “Amnistia”. 

Teksti dramatik i shfaqjes “Gruaja në dritare” është i ndërtuar me intriga të fuqishme, dhe zgjidhje situatash të paparashikueshme. Ngjarjet zhvillohen në fshat dhe qytet ku pasqyrohet transformimi i kulturës në familje, gjë që ka ka prekur ndoshta secilën nga familjet tona. Në skenë shfaqet një grua ëndërrimtare dhe një burrë koprac dhe i papunë që “me dashje” shkakton vdekjen e paralajmëruar; një tjetër antagoniste e fuqishme që me ngulm ruan tokat e vëllait të zhdukur; një koleksionist kujtimesh; një nxitës dinak dhe një avokat gjerman, që vijnë së bashku në rrethana të jashtëzakonshme.

Ata përmes kujtimeve, intrigave e gënjeshtrave shkatërrojnë përfundimisht raportin perfekt të shtirjes që mban të fshehur sekretet e fëmijërisë dhe jetës së tyre. Par se të ngjitetë në skenë, më 1 Maj, ora: 19:00, drama “Gruaja në dritare” do të jepet në sallën e Teatrit Kombëtar, veçanërisht për komunitetin artistik dhe gazetarët. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman

Siguria detare, bllokohen 39 mjete lundruese nga Ksamili në Koman