Premiera në Teatrin Kombëtar 
Mustafiç, sukses me “Equus” 

Premiera në Teatrin Kombëtar <br />Mustafiç, sukses me “Equus” 
Sa e lehtë është të bësh kompromis me lirinë dhe pse ndodh kjo? Këtij realiteti tradicional e konservator ballkanas, regjisori boshnjak Dino Mustafiç i është përgjigjur mbrëmjen e së premtes me premierën “Equus” në Teatrin Kombëtar në Tiranë. 

Shfaqja është pritur mes duartrokitjeve nga publiku. Përmes kësaj premiere Mustafiç fton publikun për një reflektim mbi lirinë dhe seksualitetin. 

Regjisori Boshnjak ka kthyer në skenë aktorë të njohur Timo Fllokon, Igli Zarkën, Ema Andrean, Arben Derhemin, Luli Bitrin, Erjona Kakelin, e të tjerë. Në dramë marrin pjesë edhe balerinët Robert Muha, Fjorald Doci, Akreoma Saliu, të përgatitur nga koreografi Gjergj Prevazi. 

Dino Mustafiç është shprehur: “Uroj që në Ballkan, ku demokracia është shndërruar në një terror dhe ka humbur kuptimin e saj, të nisë një epokë e re.” “Equus” është shfaqja e lirisë së individit. 

Drama “Equus” e shkruar nga britaniku Peter Shaffer, 44 vite më parë, është një nga shfaqjet që luhet më shumë në skenat e teatrove të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës . 

Për shkak të provokimit artistik, ku personazhi Alen del krejtësisht nudo u ndalua hyrja në teatër për moshat nën 16 vjeç. 

Lakuriqësia është një nga elementë më domethënës të “Equus”, ku ndërthuret historia e një psikiatri që u interpretua nga Timo Flloko dhe që përpiqet të kurojë një të ri, që luhet nga Igli Zarka, i cili ka një magjepsje patologjike fetare ndaj kuajve. 

Në “Equus”-in, shqiptar kishte diçka të ndryshme nga premierat e mëparshme të Mustafiç, teatër, kërcim, këndim, që afroheshin me hallet shqiptare, siç janë drejtësia dhe shëndetësia e korruptuar, e ku ende shpresohet për reforma më të mira, por nuk bëhet asnjë hap më përpara...

Shfaqja do të vijojë të jepet edhe më 18 e 19 mars. Skena e errët është konceptuar nga Broz Dragutin si një gjuhë e tërthortë artistike. Elementët e skenës megjithate kanë qëndruar në harmoni me kostumet e Berina Kokonës. Ndërsa muzika e Endri Sinës ka krijuar atmosferën e dramës që luhet në shpirtrat e tjetërsuar.

[gallery]21503[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' bën ankimim në KAS dhe kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Himarë