Premiera në TK/ Ilir Bokshi: Monstra Frankeshtajn e politikanët shqiptarë e të Ballkanit ngjajnë

Premiera në TK/ Ilir Bokshi: Monstra Frankeshtajn e politikanët shqiptarë e të Ballkanit ngjajnë

Momente nga premiera "Frankeshtajn"

“Frankeshtjan” e dyta shfaqje e përmasave të mëdha që regjisori kosovar, Ilir Bokshi, ka ngjitur në Tiranë, në një hark kohor prej pesë vjetësh, ka marrë duartrokitjet e publikut dhe vlerësimet e artdashësve në natën e parë të premierës. E ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar, shfaqja duket se ka bashkuar fuqitë krijuese, mendjen dhe talentin e një regjisori të pasionuar kosovar me talentin e aktorëve të Tiranës.


(Akotrët Niada Saliasi, Yllka Mujo dhe Gent Hazizi)

Drama “Frankeshtjan” ka marrë jetë nga aktorët Helidon Fino, Besmir Bitraku, Lulzim Zeqja, Klea Huta, Gent Hazizi, Yllka Mujo, Erjona Kakeli e Niada Saliasi. Janë një grup aktorësh që u shfaqën me profile të veçanta në lojën e pikëpamjeve morale që ka arritur të krijojë vetë personazhi kryesor Frankeshtajn, për të cilin regjisori Bokshi ishte i bindur që në fillim, se publiku do ta kuptonte. Sepse, sipas Bokshit personazhi i dyzuar që ka arritur të krijojë një monstër, gjendet tek politikanët shqiptarë dhe të gjithë Ballkanit.


(Momente nga premiera)

Interesante në intervistën e regjisorit kosovar, nuk është vetëm mesazhi i veprës, por edhe mesazhi i dashurisë dhe pasionit për teatrin, falë të cilit tashmë i përulet dhe vetë aktorja Yllka Mujo në punën pasionante me rolet.


(Regjizori Ilir Bokshi)

Të gjithë së bashku Ilir Bokshi dhe aktorët ia dolën bukur, ashtu si kohë më parë me “Edipin Mbret” të Sofokliut, një nga shfaqjet më të mira të repertorit të Teatrit Kombëtar në vitet e fundit. “Frankeshtjan”, vepra teatrore e dramatizuar nga romani i Mary Shelley nga Tim Kelly, i ka qëndruar më së miri besnik romanit origjinal, ku komikja dhe tragjikja janë të ndërthurura mjeshtërisht. Dhe komikja e tragjikja shkaktuan të qeshura, dhimbje, por edhe ankth e skena horrori që përfunduan me duatrokitjet e publikut, në varianatin e konceptuar nga Ilir Bokshi.

Ilir kur kanë nisur bashkëpunimet tuaja me Teatrin Kombëtar të Tiranës?

-Për herë të parë kam pasur një bashkëpunim shumë të mirë me Teatrin Kombëtar të Tiranës, para pesë vjetëve, kur kam ngjitur shfaqjen “Edipi Mbret” dhe nga shfaqja që dhashë atëherë kam rikthyer në skenë disa nga aktorët Helidon Finon, Yllka Mujon, Erjona Kakelin, Lulzim Zeqjan, e të tjerë. Unë kam bërë edhe një shfaqje në Korçë para katër vjetësh, që ka qenë një tragjedi e zezë irlandeze dhe pati sukses. Kam vënë re që kur bashkohesh me një qëllim të mirë me aktorët e interpretuesit më të mirë, dalin shfaqje me shumë vlera. 

Regjitë në Tiranë, preferon t’i bësh, sepse të mungon një hapësirë krijimtarie në Kosovë apo sepse kërkon që të gjesh aktorët dhe interpretët që do?

-Jo. Në Kosovë ka shumë artistë dhe aktorë të mirë që i plotësojnë kërkesat e mia. Nuk është puna se ku punoj, sepse unë kam ngjitur në skenë shfaqje edhe në Shkup, edhe në vende të tjera. Problem nuk është vendi, është problemi që ne të njihemi dhe të punojmë bashkë, duke bashkuar dashurinë për teatrin dhe ta bëjmë një gjë në nivelin e duhur. Pa dashurinë për teatrin nuk bëhet asgjë.

Sa mbështetesh tek tradita e aktrimit dhe interpretimit që ka krijuar shkolla e aktrimit shqiptar?

-Unë jam nga Prizreni dhe nuk jemi larg kufirit nga Shqipëria, dhe kur kufijtë ishin të mbyllur, ne jemi rritur me artin shqiptar, sepse sytë i kishim nga kanali i televizionit shqiptar. Yllka Mujon që është pjesë e veprës, e kemi njohur që kur ishim fëmijë. Të gjithë atje i njohim më së miri artistët shqiptarë dhe kanë pasur model artin e tyre dhe vlerat e tyre. Unë pata fatin të kisha Yllka Mujon në dramën “Edipi Mbret” që më dhuroi një nga rolet më të arrira të saj, dhe ndihem shumë i nderuar sepse ajo bashkëpunon me një kënaqësi dhe dashuri të madhe për rolin. Dashuri për punën dhe rolin tregojnë edhe artistët e tjerë.  Por Yllka Mujo ma lehtëson shumë punën, e e jep menjëherë atë që konceptojë unë për rolin.   

Kur ka lindur dashuria juaj për teatrin?

-Që i vogël. Dhjetë vjeç nisa të aktroja në teatër dhe duke qenë fëmijë, siç ndodh me mediat u “shndërrova në yll”, sepse këtë e bënin lajm televizionet. Por nuk vijova të punoj më pas si aktor me teatrin, sepse pavarësisht se luaja mirë dhe i realizoja mirë rolet,kuptova disa probleme të zërit, që nuk po më çonin në rrugën e duhur për t’u bërë aktor, dhe unë zgjodha të bëhesha regjisor.

Menduat se nuk kishit zgjedhje tjetër?

-Po mendova këtë rrugë, sepse unë e kam shijuar teatrin që i vogël, dhe mendova se me pasionin, dashurinë dhe përvojën mund ta bëjë më së miri punën  si regjisor.

Shfaqja trajton dyzimin e personalitetit, mendoni se filozofinë e karakterit të dyzuar mund ta perceptojë publiku, sepse shumica e njerëzve nuk qëndrojnë shumë tek aspekti i meditimit, nëse flasim për një publik gjithëpërfshirës?

-Pse mos ta kuptojnë, vërtetë shfaqja ka një filozofi të karakterit të dyzuar se ashtu ishte Frankeshtajn, por unë jam i sigurt se ata do ta kuptojnë se kanë shembuj të mjaftë nga realiteti, nga realiteti shqiptar dhe më tej ai Ballkanik. A nuk jetojmë ne në realietete të tilla, që persona që marrin një post apo detyrë nisin të ndryshojnë karakterin dhe qëndrimin ndaj njerëzve që kanë në varësi. A s’të ka ndodhur ty. A s’i keni parë politikanët që sa marrin postin ndryshojnë karakterin e tyre, dyzohen e humbasin edhe cilësitë për të cilat janë zgjedhur, sepse ata nuk punojnë më për popullin. Ata shijojnë faktin që kanë një pushtet dhe punojnë për vete dhe kjo ndodh shpesh, jo vetëm në Shqipëri e Kosovë, por në gjithë Ballkanin. Mendoni ju se publiku i gjerë, populli, nuk e ka kuptuar këtë karakater të politikanit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Terrorizëm antisemitik