Kreu i Partisë Socialiste pak muaj më parë ka qenë në Luginën e Preshevës, ku ka premtuar për shqiptarët që jetojnë në këtë vend se do t’i kërkojë parlamentit shqiptar financim për maternitetin e munguar dhe të pakten dy shkolla kete vit në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar gjendjen ekonomike dhe sociale në këtë krahinë të rëndë. Ndërkohë që vetëm disa ditë më parë në Tiranë ka qenë i ftuar edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, i cili u takua edhe me Ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Kryetari i paraqiti Ministres problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës rreth arsimimit të lartë në shqip, ku mori një garancinë që qeveria shqiptare do të mbështesë Luginën pa rezervë.
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Shkrimi u publikua sot (10.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)





