
Pjesë e programit ekonomik ' Shqipëria meriton më shumë” me të cilin PD synon të vijë në qeveri në zgjedhjet e 2025 është dhe më shumë të ardhura për familjen shqiptare.
Nuk do të bëjmë prioritet koncesionet e PPP-të e korruptuar dhe as tenderat por paratë do të shkojnë për familjen shqiptare, tha Basha.
Mbështetja do të nis nga lindja e fëmijëve.
"2000 euro për çdo bebe, 20 mijë euro për fëmijën e tretë për çdo familje të re shqiptare"
Pastaj për 30 mijë çifte të reja do të përfitojnë nga Fondi për Mirëqenien e familjes, subvencionimin e plotë të interesave të kredive për banesa, thënë ndryshe do tu zerohet interesi i kredisë që do të marrin në funksion të blerjes së shtëpive të tyre.
Mbështetja që premton PD më pas vjen tek fëmijët në shkollat e arsimit parauniversitar duke i ofruar drekë falas për të gjithë nxënësit në shkollë 9 vjeçare dhe gjimnaz si dhe zgjatjen e qëndrimit në shkolla deri në orën 16:00 përmes ofrimit të kurseve sportivo kulturore në këto ambiente.
Lajmi kryesor:
Basha prezanton programin elektoral: Krijojmë xhandarmërinë kombëtare! Rikthim tek taksa e sheshtë, 9% për profesionet e lira! Brenda 4 viteve heqim vizat me SHBA












