TIRANË- Mes bashkëpunëtorëve, eksponentëve të Partisë Demokratike por dhe mbështetësve të kësaj force, kryetari Lulzim Basha prezantoi sot (1 qershor 2024) programin elektoral që i hap rrugën nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare që pritet të mbahen në qershorin e vitit 2025.
Për të shpalosur alternativën demokratike, PD mblodhi Kuvendin kombëtar në pistën e parkut Olimpik në Tiranë. Në mes ishin vendosur 10 tavolina, ku në selicën prej tyre ishin ulur përfaqësues të grupit të ekspertëve që kishin hartuar programin në fushën e caktuar.
Kryetari Basha tha se ndihmë kishin dhënë dhe ekspertë ndërkombëtarë nga SHBA e Gjermania, të organizmave të rëndësishëm ndërkombëtar financiar deri tek Departamenti Amerikan i Shtetit
" Mbi 100 ekspertë të PD-së, e jo të PD-së por pranë saj. Një ekip më i mirë i ekspertëve profesionistëve e përfaqësuesve politikë për më shumë se një vit në bashkëpunim me ekspertë të aleatëve nga SHBA tek Gjermania. Me ekipet më të mira të shfrytëzuara nga organizatat me reputacion si OECD, FMN, BB, BE, Departamenti i Shtetit për të ndihmuar dhe reformuar vende me nevoja të ngjashme si Shqipëria ju paraqesim shqiptarëve programin e PD-së “Shqipëria meriton më shumë” tha Basha.
Që të hënën PD do të angazhohet në një dialog të përditshëm dhe të përjavshëm me të gjithë grupet shoqërore për të prezantuar këtë program. Madje kundërshtarëve politikë pa i përmendur në emra u hodhi dhe dorashkën duke i sfiduar të dalin në debat publik, një praktikë kjo në politikën amerikane por që ende nuk ka gjetur vend në Shqipëri
"Nga kjo platformë e kuvendit kombëtar të PD-së I bëj ftesën dhe hedh dorashkën çdo kundërshtari politik të debatojë me ne propozimet dhe zgjidhjet tona për Shqipërinë që meritojnë më shumë" tha ai.
Pjesë e programit të Bashës, është fondi për mirëqënien e familjes, nga ku premtoi se do të jepen 2000 euro për çdo bebe që lind dhe 20 mijë euro për fëmijën e tretë.Sipas programit të Bashës, 5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç që angazhohen në 4 vite në ushtri do të paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeçe.
Në fjalën e tij hapëse, Basha u shpreh se PD është e vetmja forcë politikë në Shqipëri që mund të hartojë një program të mirëfilltë për zhvillimin e vendit pasi kjo parti nuk interesohet vetëm për hallet e demokratëve, por të mbarë shqiptarëve.
“Jeni nisur nga qytete, nga fshatrat, nga shtëpitë për këtë kuvend programor të vetëdijshmë se PD është e vetmja forcë politike, që organizon një kuvend të mirëfilltë programor sepse ne jetojmë jo thjeshtë me hallet e demokratëve por edhe të qytetarëve”,-tha Basha.
Krijimi i Xhandarmërisë kombërare, një force elitë me 1000 efektivë ishte një tjeter premtim i Lulzim Bashës, por gjatë kohës që kryedemorkati mbante fjalën u ndërpre energjia elektrike.
"PD zotohet për themelimin e xhandarmërisë kombëtare, forcës elitë të Shqipërisë me 1 mijë efektivë. Forcë elitë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar" tha Basha.
I rikthehet premtimit për rikthimin e taksës së sheshtë.Ndërkohë që kufiri për tatimin 0 mbi pagat e premton 600 mijë lekë të vjetra nga 500 që është aktualisht.
Taksa e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhuart personale 9%, dividenti me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira...Bizneset e vogla nën 14 milionë lekë të reja, pra nën 140 mijë euro, nuk do të jenë subject i kësaj takes. Ndërkohë që kufiri për tatimin 0 mbi pagat do të jetë 600 mijë lekë të vjetra. Mbi 600 mijë lekë të vjetra diferenca do të tatohet me një shkëllë dhe një shkallë të vetme 9%.
Tjetër premtim është dhe heqja e vizave me SHBA-në brenda 4 vjeçarit të parë.
"Në bashkëpunim me partnerët tanë strategjikë do të mundësojmë që Shqipëria të ecë përpara në luftën kundër korrupsionit dhe reformat e vërteta që do të sjellin mirëqënie. Unë shpreh sot bindjen e zotimin tim personal, se një Shqipëri e drejtuar nga PD e reformuar në ga PD e reformuar në çdo sektorë do të mundësojë heqjen e vizave me SHBA-në brenda 4 vjeçarit tonë të parë' tha Basha.
Basha ripërsëriti mbështetjen për institucionet e drejtësisë.
"Korrupsioni i kësaj qeverie është vetë arsyeja e ekzistencës së organeve të reformuara të drejtësisë që u rikonfirmojnë nga kjo sallë mbështetjen pa kushte të PD-së për të çuar para gjyqit e prapa hekurave qeveritarët e korruptuar"- tha Basha.
-Tatim për të ardhurat personale 9%
-Dividenti me taksën e sheshtë 9%
6- Reforma e pronës
-Kompensim me vlerë tregu në pronën ku është zënë.
-Brenda dy viteve të para krijojmë obligacionin/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës.
- Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis (Kush e ka e gëzon, kujt i është zënë do të shpërblehet me vlerën e tregut me obligacionin shqiptar për pronarët.
Akti i parë i Bashës që do firmos në qeveri miratimi i këtij statusi me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.
12- Do të mundësojë heqjen e vizave me SHBA brenda 4 viteve tona të para
13- KLSH do të shndërrohet në gjykatën e auditit
Partia Demokratike do të krijojë Fond për punësimin e të rinjve në sektorin e teknologjisë. Kështu deklaroi deputetja e PD Andia Ulliri, nga Kuvendi Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Deputetja tha se qeveria është e vetmja përgjegjësve për largimin e të rinjve nga vendi i tyre.
Fjala e deputetes Andia Ulliri:
Një vend pa rini është një vend pa të ardhme, një vend pa guxim, një vend pa fuqi transformuese.
Qeveria e dështuar dhe e korruptuar e Edi Ramës kështu e do Shqipërinë, pa rini, pa guxim, pa të ardhme, sepse vetëm kështu mund të mbrojnë interesat e një pakice që nuk ka lidhje me nevojat dhe shpresat e rinisë.
Prandaj Edi Rama është përgjegjës për largimin e bashkëmoshatarëve të mi!
Një vend ku kostot e jetesës janë të papërballueshme, forca blerëse e ulët dhe pagat larg mundësive për të ndërtuar një jetë me dinjitet, nuk është një vend për rininë.
Secili prej nesh e njeh mirë dramën e shpopullimit, nuk ka familje pa një vjazë apo djalë që nuk ka ikur apo nuk po presin rastin e parë për të ikur nga varfëria që ka pllakosur vendin për shkak të qeverisë Rama.
Prej vitesh këmbanat e alarmit kanë rënë, por qeveria nuk dëgjon, nuk shikon, nuk e ndjen këtë plagë të madhe.
Kjo do të marrë fund.
• Partia Demokratike do krijojë Fondin me Prioritet për Punësimin e të rinjve në sektorin e teknologjisë si prioritete ekonomike të vendit me synim për të rritur sipërmarrjet në fushën e teknologjisë të drejtuara nga të rinjtë.
• Do të hartojmë nisma per ta kthyer Shqipërinë në qendër të investimeve të IT ku kompanitë dhe individët me mbështetjen e qeverisë do aftësohen që të konkurojnë në ofrimin e shërbimeve të IT dhe programimit në tregun e BE.
• Do krijojmë grante financiare per stimulimin dhe mbështetjen e bizneseve familjare të zotëruara nga te rinjtë, që kanë në fokus zonat ku mungon përparësia ekonomike.
• Partia Demokratike i përmbahet angazhimit të saj të kahershëm për ndërtimin e një ure lidhëse ndërmjet universiteteve dhe tregut të punës
Në funksion të këtij zotimi qeveria e ardhshme e PD do financojë cdo vit deri në 10.000 praktika të paguara për studentët ekselentë në masën 30’000 lekë të reja. Rinia do të jetë prioritet sepse rinia meriton më shumë.
Partia Demokratike zhvilloi sot Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Deputetja e PD, Merita Bakiu, u shpreh se gratë në Shqipëri janë braktisur, ndërsa fajtor bëri qeverinë dhe kryeministrin e vendit Edi Rama.
Bakiu tha se me programin e PD gruaja shqiptare do të rimarrë rolin që asaj i takon.
Fjala e deputetes së PD, Merita Bakiu:
Sot Shqiperia ka probleme ka probleme të medha dhe serioze. Shkaktari i tyre është Edi Rama. Eshte vërtetuar se ai nuk mund ti zgjidhë ato për njerezit. Sot në Shqipëri gratë janë të braktisura nga vëmendja e qeverisë.
Gruaja prioriti ynë kryesor.
Një grua e lumtur dhe e fortë, është një familje e shëndetshme një shoqëri e suksesshme. Gruaja nuk duhet të mbetet peng i mëshirës së burrave edhe për bukën e gojës. Që gruaja shqiptare të rimarrë rolin që i takon në shoqëri, për të qënë e pavarur, për të marrë dinjitetin është fuqizimi i saj ekonomik, dhe kjo mund arrihet nëpërmjet mirë-arsimimit
Partia Demokratike angazhohet :
1.Asnjë vajzë të mos ndërpresë shkollën për shkak të pamundësive ekonomike.
2. Bursa studimi per vajzat që vijnë nga familje me vështirsi ekonomike dhe nga zonat rurale
4. Lehtësi për bizneset që punësojnë gra dhe vajza.
5. Mbështetje financiare për gra dhe vajza që merren me punë artizanale dhe që punojnë në sektorin e bujqesisë
6. Mundësi rritjeje dhe aftësimi profesional për gratë e papuna ose viktima të dhunës në familje.
8. Fonde të dedikuara për sipërmarrjet e grave biznesmene.
9. Kurse falas për gratë e vajzat shtëpiake që të marrin një profesion
10.Shëndeti i grave është në vëmendjen tonë ndaj do të forcojmë masat për mbrojtjen e shëndetit të grave, kudo ku ato jetojnë,
parandalimin dhe diagnostikimin sa më të hershëm të patologjive që prekin gratë.
11. Rritjen e mëtejshme të burimeve financiare në funksion të programeve për mbrojtjen e shëndetit të gruas.
Gratë që janë viktima të dhunës
12. Mbështetje dhe fuqizim ekonomik për gratë që janë viktima të dhunës e trafikimit.
13. Dyfishimi i ndihmës ekonomike për gratë kryefamiljare, viktima të dhunës.
14. Ofrimi i bursave studimit falas për të gjitha fëmijët e nënave kryefamiljare, viktima të dhunës në familje.
15. Do të mundësojmë strehim të paguar nga shteti për të gjitha gratë, të cilat kanë marrë urdhër mbrojtjeje nga gjykatat.
Mbështetja e kulturës dhe trashgimisë është prioritet i Partisë Demokratike.
Këtë e bëri të ditur deputetja e PD Eralda Bano, nga Kuvendi Programor i PD për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Bano u shpreh se, PD do të mundësojë krijimin e ligjit të ri për Artin, Kulturën dhe Krijimtarinë.
“Kultura është pasqyra shpirtërore dhe evolutive e çdo shoqërie. Investimi për sigurimin e vazhdimësisë dhe rijetësimin e gjithë sferës së kulturës, artit, trashëgimisë dhe gjuhës shqipe është mbi të gjitha një nevojë jetike dhe një detyrë qytetare e cila është reflektuar si një nga angazhimet kryesore që Partia Demokratike do të çojë përpara.
Ne do të kërkojmë me ngulm që të sigurojmë hartimin e një mjedisi ligjor që garanton zbatimin e këtij programi për reformim funksional dhe logjik të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore duke specifikuar këtu rishikimin dhe hartimin e tyre në përputhje me standardet evropiane të të gjithë spektrit të paketave ligjore.
Partia Demokratike angazhohet për të krijuar “Ligjin e ri për Artin, Kulturën dhe Krijimtarinë” i cili reflekton një kuadër të plotë ligjor, duke nisur me rikonceptimin, rithemelimin apo shndërrimin e statuseve të institucioneve të artit dhe kulturës në nivel qendror e lokal, e që gjithashtu rregullon marrëdhëniet e infrastrukturës dhe faktorëve të tjerë të industrisë kreative publike apo private.
Të gjitha këto reforma kanë vetëm një qellim: Forcimin e artit dhe kulturës shqiptare në çdo dimension të tyre, qoftë ai viziv, ai i shkruar, apo i kaluar brez pas brezi”, tha ajo.
Gjatë prezantimit të programit elektoral të PD-së, nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri tha se PD është forca e parë politike që ka gati një program për familjet shqiptare dhe një plan konkret për daljen nga kriza.
Pampuri theksoi se, do të ketë mbështetje në formën e granteve për hapjen e bizneseve të reja për gratë sipërmarrëse.
“Në qeverisjen e Partisë Demokratike, 5 milionë euro do të jetë granti për ngritjen e 1000 bizneseve të reja vetëm për gratë sipërmarrëse. Ne angazhohemi për një rritje të mbështetjes për familjet në nevojë, duke dyfishuar ndihmën ekonomike. Do të mundësojmë orientimin e vajzave dhe grave për të ndjekur studime apo kryer kurse profesionale në fushat e lidhura me teknologjinë e informacionit, nëpërmjet programit “Gratë në dixhitalizim”.
Do të rritim pagat, do të mundësojmë taksim të diferencuar dhe mbështetje të arsimit profesional për të përmirësuar ekuilibrin gjinor në profesionet, të cilat janë mbizotëruar tradicionalisht nga burrat. Do të nxisim pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në arsimin e mesëm të përgjithshëm apo profesional dhe do të ofrojmë mbështetje financiare për gra dhe vajza që kontribuojnë në industrinë e artizanatit”, deklaroi Pampuri.
Sipas saj, PD do të mundësojë për nënat të cilat janë në marrëdhënie pune që të marrin pagë të plotë për periudhën e lindjes.
“PD, në qeverisjen e saj do të subvencionojë interesin e plotë të kredisë për strehim për 30 mijë çifte të reja. Do të mundësojë pagë të plotë për periudhën e lejes së lindjes për nënat në marrëdhënie pune”, u shpreh ajo.
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit sefa në fjalën e tij tha se Rama është pengesë për SPAK. Edhe njëherë Sefa shprehu mbështetjen e palëkundur të Partisë Demokratike ndaj drejtësisë, duke thënë se PD do të plotësojë çdo kërkesë të institucioneve të drejtësisë, duke financuar dhe ndërtuar një infrastrukturë të re moderne për ti dhënë mundësi shtimit të burimeve njërzore.
Sefa tha se brenda 4 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike do të ndërtojmë godina dinjitoze për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën e Apelit. Ndërsa me ardhjen në pushtet do të rishikojnë edhe hartën gjyqësore me qëllim për t’i dhënë qytetarëve drejtësinë e merituar.
Indrit Sefa, Sekretar për Çështjet ligjore PD:
Ne mbështesim SPAK dhe qëndrojmë përkrah sistemit të drejtësisë, përball çdo sulmi që vjen nga politika dhe subjektet që janë pjesë e hetimeve të tij. Në një vend normal, SPAK-u nuk do të ishte i nevojshëm të ekzistonte, por ai u krijua në Shqipëri pikërisht për shkak të korrupsionit të madh qeveritar.
1. Sot qytetarët shqiptarë rraskapiten me vite në dyert e gjykatave. Mbi 114 mij dosje gjyqësore, janë në pritje të shqyrtimit. Nesër në qeverisje, ne do të ulim në mënyrë drastike këtë numër.
2. Qeveria e Partisë Demokratike:
Heq dorë nga të gjitha ankimet apo rekurset e bëra nga institucionet shtetërore kundër pensionistëve.
Heq dorë nga çdo rekurs i bërë nga institucionet publike për gjyqët e marrdhënieve të punës.
Rishikojmë dhe zgjidhim administrativisht çdo proces gjyqësor me palë shtetin.
Kërkesat për Lëshimin e Urdhërit të Ekzekutimit do të bëhen te Noteri duke çliruar njerzit dhe bisneset nga pritjet e pafundme.
3.Edi Rama me mëkëmbësit e tij, janë bërë pengesë për funksionimin normal të organeve të reja të drejtësisë. Ai, refuzon çdo kërkesë të tyre për investime, në infrastrukturën e gjykatave dhe prokurorive.
4.Partia Demokratike do të plotësojë çdo kërkesë të institucioneve të drejtësisë, duke financuar dhe ndërtuar një infrastrukturë të re moderne për ti dhënë mundësi shtimit të burimeve njërzore. Brenda 4 viteve të qeverisjes së Partisë Demokratike do të ndërtojmë godina dinjitoze për Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën e Apelit për ti dhënë qytetarëve aksesin dhe dinjitetin e merituar.
5.Në bashkërendim me KLGJ dhe aktorët e tjerë të drejtësisë, qeveria e Partisë Demokratike do të rishikojë menjëherë hartën gjyqësore për ti garantuar qytetarve shqiptar aksesin efetiv në drejtësi.
6.Plotësimi i këtyre objektivave, rrit trasparencën dhe ulë kohën e shqyrtimit të çështjeve gjyqësore duke eliminuar njëher e përgjithmon zvarritjen e qytetarëve në dyert e gjykatave.
Gjatë prezantimit të programit elektoral, nënkryetari i PD-së, Kreshnik Çollaku, premtoi se procesi i negociatave me BE-në do të përfundojë në mandatin e parë qeverisës së PD-së, me qëllim anëtarësimin e vendit ne union.
“Partia Demokratike angazhohet ne perfundimin brenda mandatit te pare te procesit te negociatave per shumicen e kapitujve me BE,me qellim pergatitjen e vendit per antaresim te plote ne BE brenda vitit 2030.
Partia Demokratike angazhohet per cmontimin e plote tr pengesave drejt integrimit te vendit me BE.
Me mbeshtetjen e drejtesise se pavarur dhe Spak ne luften kunder korrupsionit.
Me goditjen drastike te lidhjeve te politikes me krimin e organizuar permes luftes pa kompromis me grupet kriminale dhe interesat e tyre ekonomike e financiare.
Me goditjen e lidhjeve te politikes me krimin e organizuar duke nxitur dhe realizuar vetting politik per cdo funksionar publik apo shteteror.
Me garantimin e proceseve zgjedhore te ndershme e te lira. Me garantimin e mbrojtjen e lirive dhe te drejtave te qytetareve
Partia Demokratike ndjek me vemendje dhe si antare e Nato ndan pergjegjesine e rruges integruese te Ballkanit Perendimor,te paqes sigurise ne rajon.
Partia Demokratike garanton mbeshtetje e angazhim te plote e aktiv ne te gjitha nismat rajonale qe synojne integrimin euroatlantik te rajonit,si dhe mbeshtet totalisht e pa rezerva nisma si Procesi i Berlinit,duke dekurajuar cdo format tjeter me destinacion te paqarte dhe qe rrezikon te devijoje nga parimet e integrimit ne BE.
Partia Demokratike ka si ceshtje prioritare ne politiken e saj te jashtme interesat shqiptare ne rajon”,-është shprehur Çollaku.
Sot Partia Demokratike prezantoi programin për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”.
Sekretari i PD për programin, Arbi Agalliu në fjalën e tij akuzoi qeverinë Rama se ka përkeqësuar jetesën e qytetarëve për shkak të korrupsionit. Agalliu u ndal edhe në programin e PD, ku tha se do fuqizojnë shtresën e mesme duke ulur barrën fiskale, si edhe hapjen e vendeve të reja të punës. Agalliu tha se PD do të vendosë taksën e sheshtë 9%.
Fjala e Arbi Agalliut, Sekretar i PD për programin:
A eshte permiresuar jeta e shqitareve gjate 11 viteve te fundit? Te gjithe e dim qe pergjigja eshte jo!
Jo vetem qe nuk eshte permiresuar por eshte perkeqesuar ne shume drejtime.
Pergjegjesi kryesor per kete perkeqesim eshte Edi Rama dhe qeverisja e tij e korruptuar.
Shqiperia ka ecur dhe vijon te eci ne drejtimin e gabuar, ndaj me Edi Ramen dhe Partine Socialiste nuk mund te jete asnjehere histori suksesi.
Te perserisesh gabimet e kaluara do te thot te dish perfundimin e 4 viteve te ardhshme.
Nderkohe Shqipëria përballet me probleme endemike të cilat pengojne zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm. Sot perkrahen ato biznese qe kane lidhje te ngushta me qeverine, ndërkohë bizneset e ndershme perballen me taksidarët, korrupsionin galopant dhe një sistem taksash të lartë e jo të drejt.
Rreth 40% e bizneseve shqiptare ankohen se u është kërkuar rryshfet. Nga ana tjeter, Shqipëria ka rritur ndjeshëm problemet me indikatorin e korrupsionit.
Si forcë e djathtë, Partia Demokratike është e bindur se varfëria luftohet dhe reduktohet vetëm nëpërmjet lirisë së tregut, mbështetjes ndaj sipërmarrjes dhe taksave të ulta.
Ne qeverisjen e partise demokratike do te:
• Fuqizojme shtresen e mesme duke ulur barren fiskale si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
• Do te thjeshtojme sistemin fiskal dhe ulim taksat, për t’i dhënë mundësi qytetarëve të kenë më shumë para ne xhepat e tyre.
• Do te vendosim taksën e sheshte 9%. Tatim mbi te ardhurat personale 9%. 9% do te jete dhe tatimi per biznesin (duke perjashtuar biznesin e vogel).
• Ulja e taksave do ti jap frymemarrje cdo familje dhe sipermarresi. Me shume para per shtresen e mesme per konsum. Me shume para per bizneset per investim. Ulja e taksave do te thot te ulet informaliteti dhe te nxitet zhvillimi i tregut dhe ekonomise ne teresi.
• 0 taksa per biznesin e vogel deri ne 14 mln leke te reja. Do te ulim detyrimet qe bizneset e vogla paguajne ndaj pushtetit lokal ne vleren jo me te larte se 1% e xhiros vjetore.
• Duke aplikuar pullen fiskale do të përjashtohen nga kontrollet tatimore bizneset e vogla, duke ofruar sherbimin ku dhe kur kërkon tatimpaguesi.
• Kompesimi apo rimbursimi automatik nga sistemi i TVSH-se per cdo tatimpagues perfitues, duke eliminuar abuzivizmin, korrupsionin si dhe ndërhyrjen e adminsitratës tatimore.
• Do te bashkojme ne nje institucion te vetem tatimet dhe doganat, duke pergjysmuar burokracine dhe duke shumefishuar luften kunder korrupsionit.
• Privilegjet fiskale per investitoret strategjik do te eleminohen.
• Partia Demokratike i qendron angazhimit te kahershem per heqjen e takes Rama 240 leke te vjetra/liter, pjese e cmimit te karburanteve.
Gjatë prezantimit të programit elektoral të PD-së, Roland Bejko, nënkryetar i PD, ka prezantuar programin e kësaj force politike për vetëqeverisjen vendore dhe zhvillmin rajonal.
Ai u shpreh se PD synon të vendoset një tavan për numrin e punonjësve dhe administratës vendore sipas mesatares që kanë vendet e bashkimit evropian; punonjës për numër banorësh,
“Gjatë qeverisjes së PD, do t’u jepet fund praktikave preferenciale politike në shpërndarjen e fondeve për pushtetin vendor.
Ndaj, do të vendoset një tavan për numrin e punonjësve dhe administratës vendore sipas mesatares që kanë vendet e bashkimit evropian; punonjës për numër banorësh, duke bërë të mundur kështu që buxhetet e bashkive të mos ndahen 65% për shpenzime operative të tyre, dhe 35% për investime, por, të jetë e kundërta”,-tha Bejko.
Ndër të tjera, ai deklaroi se Partia Demokratike gjatë qeverisjes së saj do të krijojë zona të lira ekonomike në bashki si hapësira zhillimi të një ekonomie të ndershme, me afat 10 vjeçar për diasporën dhe emigrantët. Ndërsa, për ata që do të investojnë në zonat e braktisura rurale, këtë të drejtë, do ta gëzojnë për 15 vjet.
“Qeveria e Partisë Demokratike do inkurajojë me politikat e saj, zhvillimin e projekteve të përbashkëta lokale midis bashkive fqinje brenda vendit, por edhe me ato jashtë vendit, në kuadër të projekteve cross-border të Bashkimit Evropian për zhvillimin e fermave të gjelbra energjitike,turizmit, blektorisë, menaxhimit të ujrave, burimeve natyrore të përbashkëta, shkëmbimeve kulturore dhe tregëtare midis fqinjëve duke rritur ekonominë familjare dhe mirëqënien e banorëve të tyre”,-u shpreh Bejko.
Partia Demokratike rikthen sërish propozimin për kthimin e taksës së sheshtë, propozim i bërë ndër vite nga PD dhe heqjen e taksës progresive të vendosur nga qeveria socialiste kur erdhi në 2013.
Basha beson se kjo taksë e sheshtë unike 9% do t’I japë fund bilanceve të dyfishta me këtë rast do të ketë më pak informalitet dhe mbi 40% e ekonomisë informale shqiptare, të prodhojë mesatarisht 1.5 miliardë euro. Gjithashtu propozon që kufiri për tatimin 0 mbi pagat do të jetë 600 mijë lekë të vjetra (60 mijë lekë). Aktualisht është 500 mijë lekë të vjetra.
Gjithashtu rikthen dhe propozimin për zero tatim fitimi deri në 14 milionë lekë xhiro.
Bizneset e vogla nën 14 milionë lekë të reja, pra nën 140 mijë euro, nuk do të jenë subject i kësaj takes.
Po për shtresën e mesme shqiptare, për profesionistët shqiptarë, për biznesin e vogël shqiptar dhe për sipërmarrjen e ndershme shqiptare PD nuk mund dhe nuk do të qëndrojë duarkryq. Ekonomia shqiptare meriton më shumë, sipërmarrja shqiptare meriton më shumë dhe ne pa asnjë hezitim do të t’i japim taksën e sheshtë. Taksa e sheshtë 9%, tatim fitimi 9%, tatim për të ardhuart personale 9%, dividenti me taksën e sheshtë 9% edhe për profesionet e lira, ne do t’i japim fund kamxhikut të arbitraritetit që është sot një nga shkaqet kryesore të mbylljes të sipërmarrjes shqiptare, të shpunësimit të shqiptarëve, të emigracionit të trurit dhe të varfërisë dhe të gjendjes së keqe ekonomike.
Bizneset e vogla nën 14 milionë lekë të reja, pra nën 140 mijë euro, nuk do të jenë subject i kësaj takes. Ndërkohë që kufiri për tatimin 0 mbi pagat do të jetë 600 mijë lekë të vjetra. Mbi 600 mijë lekë të vjetra diferenca do të tatohet me një shkëllë dhe një shkallë të vetme 9%. 40% e ekonomisë shqiptare është sot informale, është sot si me thënë poshtë tavolinës, me balance të dyfishta, me balance fallco, përpiqen t’i largohen taksave të larta dhe të shmangin konkurrencën e padrejtë se të gjithë e dimë që taksat si paguan askush njësoj.
Klientët e qeverisë nuk i paguajnë ose i paguajnë më pak dhe të gjithë të tjetër duhet pastaj të kompensojnë vlerën e munguar. Me taksën e sheshtë 9% ne i japim fund bilanceve të dyfishta. Ne nxjerrim mbi tavolinë dhe në dritën e formalitetit sipërmarrjen shqiptare, profesionistët shqiptarë dhe bëjmë të mundur që të ardhurat publike të dyfishohen brenda 4 vjeçarit të parë të PD.
Ne do të bëjmë të mundur që mbi 40% e ekonomisë informale shqiptare, të prodhojë mesatarisht 1.5 miliardë euro më shumë për publikun shqiptarë, për pensionistët shqiptarë, për fëmijët shqiptarë, për fermerët shqiptarë.
Takswn e sheshtw e vendosi Berisha kur ishte në pushtet por pas ardhjes sw qeverisw Rama nw pushtet kemi taksw progresive .
Partia Demokratike mblodhi kuvendin kombëtar për të prezantuar programin electoral me të cilën do të shkojë në zgjedhjet parlamentar të vitit të ardhshëm.
Kryetari Lulzim Basha tha se nga e hëna do të nisë takime dhe dëgjesa me grupe interesi dhe qytetarë të tjerë për ti informuar me transparencë për alternativën e tyre të qeverisjes.
Madje hodhi dorashkën drejt kundërshtarëve të tij politikë për të realizuar një debat publik për programet elektorale, praktikë kjo në skenën politike amerikane por ende jo e përqafuar në Shqipëri. Ndonëse nuk përmendi emrat e kundërshtarëve politikë, i pari në listë sigurisht është kryeministri Edi Rama i cili në zgjedhjet e 2024 kërkon një mandat të katërt të qeverisjes.
"Nuk I zëmë pusi votuesve, qytetarëve me propozime që nxirren tak fak nga xhepi në momentin e fundit 2 ditë apo një javë para zgjedhjeve. Shqiptarët meritojnë respekt dhe të debatojnë secilin prej propozimeve të forcë politike që mëton të udhëheqë vendin e të marrë fatet e tyre në dorë dhe me PD kjo nis që sot. Me transparencë të plotë do të shpalosim propozimet tona dhe do i debatojmë, me shtresat dhe grupet e interesit. Me skeptikët madje edhe me kundërshtarët politikë. Madje sot nga kjo platformë e kuvendit kombëtar të PD-së I bëj ftesën dhe hedh dorashkën çdo kundërshtari politik të debatojë me ne propozimet dhe zgjidhjet tona për Shqipërinë që meritojnë më shumë. Por ne e dimë që cdo debat do i nxjerr ata jo me këpucë të kuqe por pa këpucë fare" tha Basha
Sot Partia Demokratike zhvillon Kuvendin Programor për prezantimin e programit për zgjedhjet e ardhshme politike, me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”. Në fjalën e saj, nënkryetarja e PD Flutura Açka, e cila ka folur për ofertën e PD.
Fjala e Flutura Açkës:
Gjatë qeverisjes së tij, i vetmi kontribut që ka dhënë Edi Rama, është shndërrimi i Shqipërisë në vendin e parë në botë të eksportuesit të qytetarëve të tij. Kushdo e ka të qartë, se me këtë model qeverisës, ky vend nuk ka kurrfarë perspektive, ndaj zgjedhin të largohen. Kostoja e jetesës është shumë e lartë, ndërsa pagat shumë të ulëta. Nënat qajnë për fëmijët që largohen përditë nga vendi, ndërsa Edi Rama mburret me projekte 3D në rrjetet sociale. Varfëria rritet përditë dhe të gjitha këto probleme, kanë një emër të përbashkët: Edi Ramën dhe qeverisjen e tij të dështuar.
Ndaj Partia Demokratike:
▪ Në ditët e para të Qeverisë së saj, nis punën për rikonceptimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me botën akademike, ekspertët më të mirë dhe studentët shqiptarë.
▪ Bën transparencë të plotë në procesin e akreditimit nga agjencitë ndërkombëtare të rankimit të universitete dhe të programeve të studimit.
▪ Bën regjistrimin e pronave të universiteteve dhe kalimin në pronësi i tyre, duke garantuar me ligj vetadministrimin e këtyre pronave.
▪ Krijon Bibliotekën Ndër-universitare Kombëtare Online.
▪ Rrit rolin e studentëve në zgjedhjet universitare, vlera e votës së të cilëve shkon deri në 30%.▪ Dyfishon Buxhetit për Arsimim e Lartë.
▪ Modernizon infrastrukturën mësimore të IAL (Institucioneve të Arsimit të Lartë).
▪ Ndërton brenda mandatit të parë 3 kampuse universitare: në
Tiranë, Elbasan dhe Shkodër.
▪ Rishikon skemën e mbështetjes fiananciare me bursa studentore, bazuar në tre parime themelore: gjendja ekonomike, meritokracia dhe prioritetet kombëtare.
▪ Siguron paketë mbështetesë financiare për studentët, pra më shumë studentë që ndjekin universitetet, pra, më shumë të ardhura për familjet shqiptare.
▪ Siguron bursë të plotë për çdo student (në ciklin e parë apo të dytë) në familjet me të ardhura të ulta, bursë të plotë për studentët ekselentë.
▪ Financon praktikën njëvjeçare pas studimeve për 10 mijë studentë, duke garantuar kështu lidhjen e tyre me tregun.
▪ Financon bursa për studentët dhe doktorantët ekselentë në 15 universitetet më të mira në botë, si dhe promovon programin për thithjen e trurit, larg nepotizmit dhe ndërhyrjes politike, por bazuar në meritokraci. “From: brain drain to brain gain”. [Pra, nga truri i ikur te truri i thithur.]▪ Orienton dhe mbështet programet universitare në përputhje me kërkesën e tregut, për një lidhje natyrale të kërkesës me ofertën, duke garantuar kështu punësim dhe zhvillim.
▪ Shpall programet universitare të mësuesisë si “Prioritet kombëtar”, duke nxitur të rinjtë të studiojnë në këtë fushë me rëndësi për ardhmërinë e vendit, përmes politikave mbështetëse të arsimimit, punësimit, dhe sigurisë financiare.
▪ I jep autonomi të tillë universitete shqiptare, që përmes parimit mëritë-preferencë, të kenë mundësi të bëjnë vetë përzgjedhjen e studentëve të tyre.
▪ Depolitizon Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe përmirëson kuadrin ligjor të organizimit dhe funksionimit të saj.
▪ Krijon Fondin Shqiptar për Shkencë, Inovacion dhe Zhvillim, ku të konkurrojnë të gjithë IAL (Institucionet e Arsimit të Lartë) publike, dhe jo vetëm, institutet kërkimore, hulumtues shkencorë, bazuar në meritokraci.
▪ Ndërton Universitetin e Diasporës: përmes krijimit të një database të kërkuesve shkencorë, doktorë shkencash dhe profesorë shqiptarë, për të kontribuar në edukimin dhe aftësimin universitar në Shqipëri, në bashkëpunim me universitetet publike, përmes një fondi të dedikuar për financimin e aktiviteteve.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Enkeljt Alibeaj, gjatë prezantimit të programit elektoral të PD-së ka deklaruar se kjo parti edhe pas ardhjes në pushtet do të mbështesë fuqimisht SPAK-un. Ai shtoi se PD planifikon heqjen e imunitetit të deputetit në rast përballje me SPAK-un.
“Ne do bëjmë një luftë horizontale të korrupsionit dhe të korruptuarve në çdo degë të pushtetit publik, duke vendosur burime njerëzore dhe mjetet e duhura në dispozicion. SPAK nuk do të lihet vetëm dhe as do të jetë i vetmi. Gjyqtarët dhe gjyqësori do të mbrohen me çdo kusht nga sulmet.
Nëpërmjet ligjit penal dhe anti mafia do të pastrojmë sektorin publik, do të çojë përpara përgjegjësisë çdo zyrtar dhe ish-zyrtar të korruptuar dhe do të kërkojë konfiskimin e aseteve të tyre.
PD ofron mbështetje ndaj SPAK me burime financiare dhe njerëzore, heqje totale e imunitetit të deputetëve për t’i hapur rrugë hetimit të plotë nga SPAK”,-tha ai.
Alibeaj u zotua se me ardhjen në pushtet, PD do të nisë verifikim e ligjshmërisë për çdo prokurim publik, PPP apo koncesion. Ai shtoi se kompania që kapet në shkelje, do të përjashtohet 20 vite nga shërbimi publik.
"Së treti, aplikimi i ligjit antimafia për verifikimin e kontratave të koncesionit, PPP-ve dhe partneriteteve strategjike. Synohet çlirimi i ekonomisë, rikuperimin i parave publike dhe kthimi i besimit publik.
Për të arritur këtë qëllim strategjik, angazhohemi për:
1. Verifikimin e kontratave konçesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike.
- Çdo kontratë korruptive do të anulohet.
- Kompania që gjendet me shkelje do të përjashtohet nga procedurat konkuruese publike ose shërbimi publik për 20 vjet.
- Në arbitrazh dhe në gjykatë, Qeveria do të mbrohet me klauzolën e korrupsionit.
- Moratorium 1 vjeçar për të rishikuar gjithë kontratat PPP.2. Çdo gjetje abuzive do të raportohet në prokurori sipas ligjit Antimafia.
- Pasuritë e personave të përfshirë në këto kontrata abuzive do të verifikohen, sekuestrohen dhe konfiskohen, pavarësisht nëse dënohen penalisht.
- Barrën e provës e ka kompania private ose zyrtari që ka miratuar aktin.
3. Miliarda euro dhe pasuri të tjera të zhvatura qytetareve dhe shtetit shqiptar do të gjurmohen, lokalizohen dhe do t’iu kthehen qytetareve dhe shtetit përmes Njesise se Zbulimit dhe Rikuperimit të pasurive të vjedhura e cilda do te veproje në cdo cep të territorit si dhe jashte vendit",-shtoi Alibeaj.
Pjesë e programit ekonomik ' Shqipëria meriton më shumë” me të cilin PD synon të vijë në qeveri në zgjedhjet e 2025 është dhe më shumë të ardhura për familjen shqiptare.
Nuk do të bëjmë prioritet koncesionet e PPP-të e korruptuar dhe as tenderat por paratë do të shkojnë për familjen shqiptare, tha Basha.
Mbështetja do të nis nga lindja e fëmijëve.
"2000 euro për çdo bebe, 20 mijë euro për fëmijën e tretë për çdo familje të re shqiptare"
Pastaj për 30 mijë çifte të reja do të përfitojnë nga Fondi për Mirëqenien e familjes, subvencionimin e plotë të interesave të kredive për banesa, thënë ndryshe do tu zerohet interesi i kredisë që do të marrin në funksion të blerjes së shtëpive të tyre.
Mbështetja që premton PD më pas vjen tek fëmijët në shkollat e arsimit parauniversitar duke i ofruar drekë falas për të gjithë nxënësit në shkollë 9 vjeçare dhe gjimnaz si dhe zgjatjen e qëndrimit në shkolla deri në orën 16:00 përmes ofrimit të kurseve sportivo kulturore në këto ambiente.
Një incident ka ndodhur teksa Basha po prezantonte programin elektoral.
Gjatë shpalosjes së programit nga ana e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shkëputur energjia elektrike.
‘Njësoj si para 34 vitesh, kanë frikë nga PD, kanë frikë nga ne! Na hoqën dritat.’- tha Basha.
Rast të paprecdentë të pushtetit i cili kërkon të dëmtojë opozitën, e cilësoi zyra e PD-së ikjen e dritave.
‘Ky është një rast i paprecedent i pushtetit, i cili, ndërkohë që investohet për të mbajtur në lojë ata që dëmtojnë opozitën, kanë frikë nga PD dhe nga Basha, për shkak të pastërtisë dhe alternativës së tyre qeverisëse. Është hera e parë që ndërpritet energjia elektrike në një Kuvend Programor në një kohë që prej kohësh nuk ka pasur probleme me energjinë në Shqipëri.’- njoftoi zyra e PD-së.
Kreu i PD Lulzim Basha, gjatë prezantimit të programit elektoral për zgjedhjet e vitit 2025, foli për pikën ku përfshihen edhe ish të përndjekurit.
Basha tha se në program parashikohet që Statusi i ish-të përndjekurve të jetë i barabartë me atë të ish-ushtarakut.
“Ata nuk janë thjeshtë një datë në kalendar. Ata janë emblema e qëndresës, edhe pse PD i ka përdorur e tradhtuar vazhdimisht në 34 vite. Kjo merr fund. Sot pjesë e programit është marrja përsipër e shpërblimit për të përndjekurit, statusi i ish-të përndjekurit, i barabartë me atë të ish-ushtarakut”, tha Basha.
Premtimi për fermerët
“Çdo vit 100 mln euro subvencione për fermerin. 50 milionë euro për zhvillim infrasktrukture për fermat e zhvillimin. 150 mijë familje do të përfitojnë.
Premtimi për pensionisët
Pensionistët do të kenë rritje vjetore dhe pensionet e ulëta do të kenë bonus periodik prek 250 mijë lekësh.
Modernizimi i sistemit të pensioneve dhe rritja ekonomike shqiptare brenda mandatit të parë rivitalizojmë skemën, e të bëjmë të mundur zhdukjen e diferencave të tmerrshme të pensioneve të ulëta e të larta.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar programin elektoral. Sipas programit të Bashës, 5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç që angazhohen në 4 vite në ushtri do të paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeçe.
‘5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjeç qe angazhohen ne 4 vite shërbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin një profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjeç.’- thuhet në programin e PD-së.
Plani eshte pak utopik,Basha sillet sikur BSH eshte prone e tija ose sikur ka makine per prerjesh parash ne bazament! Flet per paga,pensione e shperblime qe do shtohen cdo vit nga njera ane, e nga ana tjeter flet per taksa te sheshta.More zoteri, me cfare do te mbulosh gjithe keto shpenzime kur nuk rrit taksat,kur nuk prodhon,apo nuk eksporton asgje? Nuk e kupton qe ke te besh me perpjesetim te zhdrejte?!Vetem popullsia e plakur qe po te shtohet e pensionet qe nuk u mjaftojne eshte nje shembull,per te mos folur per taksen e sheshte,si mund te paguaje te njejten takse si ai qe ka p.sh 500 000 $ te ardhura, si ai tjetri me 6 milion $ te ardhura?! Taksat duhet te jene progresive dhe nuk duhet te kete perjashtime. Flet per pronen,flet per rikthime e demshperblime.Po mire, ja une jam ish-pronar,une nuk dua demshperblimin tend,sepse nuk i pergjigjet vleres sa mund te kete vajtur cmimi i blerjes i asaj prone sot,mund te preferoj rikthimin e prones.qofte dhe te zene.Si do t'a zgjidhesh ti kete? Qershia mbi torte eshte /heqja e vizave/ me U.S ! Z.Basha,U.S nuk eshte han pa porta si BE qe s'ka mbetur kriminel e gango shqiptar pa shkuar.Vizat as i kane hequr ndonjehere,as kane per t'i hequr kurre,jo vetem per shqipot,por per te gjithe,prandaj mos bej premtime kot.
PërgjigjuMe sa di Shqiperia nuk ka visa per qytetaret e SHBA. Visat per shqiptaret I heq qeveria e USA dhe jo ne. Nuk e di por mbase Basha do behet kreu I State Department ne USA ath po. Urime
PërgjigjuU hap thesi i rrenave si viçidoli ne 91, kur tha se për 5 vjet do hymë në eu. Ky than 20 mij euro fëmija i 3të, hajde pinok hajde, vetem po shite vilën në vlorë do ja japësh nja 1000 familjeve. Edhe 100 vjet ps në pushtet me kyt opozitë pa vizion.
PërgjigjuPo kete taksat jane pak te ulta. Me cfare do mbahet buxheti, investimet, autostrada, metro, qe do te ndertosh.
PërgjigjuÇështja është që unë si qytetar do paguaj për bebet e të tjerëve, për kreditë e të tjerëve, për ushqimin dhe librat e të tjerëve dhe luli e quan falas këtë se sigurisht nuk paguan nga xhepi. Ky është ekstremist i majtë. Zoti na ruajt nga ky njeri
Qe Kur lexova 20mij Euro per femijen e 3 kalova te komentetet.
PërgjigjuPër fëmijën e parë Rama do jap 20 mijë euro, Basha thotë për fëmijën e tretë. 3 Fëmijë s'bën askush mo.
Basha rop i felliqur me kriminela dhe hajdute lagjesh
PërgjigjuSuper program! Votën time si socialist do ta jap ty. Larg kriminelave Berisha-Meta-Veliaj-Rama.
PërgjigjuPas kater viteve ska kush te veje me ne US , pasi 3/4 shqiptareve ka tashme shtetesi EU, mosha e trete ne shqiperi jo ne amerik qe ska fuqi te veje por thuaj per moshen e trete heq vizat me Peqinin haha
Përgjigjuhahaha hahaha hahaha haha
PërgjigjuSaliu të ka bo si vetja. Nuk të do populli o belul
PërgjigjuBASHA DO I HEQI VIZAT AMERIKANVE @)@)@)@)....
PërgjigjuZAGARI I SALIUT,,,HAJDUT I NDYRE,,,ASNJE PROGRAM ,,ADNJE IDE PER EKONOMINE...
PërgjigjuNuk e di kush ta ka servirur por po të pyes:cilit rezervist,në pagë ke referenc?Sade pyetja ku shkon me këtë lloj strukturash?Ne andej nga anët e mija themi:ku ishe asgjëkundi, ç'far bëre hiç asnjë gjë.
PërgjigjuO Luli ci ke hapur aq shume njerzit? Kovidi ka mbaruar.
PërgjigjuTa bejme shqiperine si lazarati dhe PD-ja copa copa,Ku te gjithe shqiptaret duhet te punojne qe te pasurohen sali berisha me femijet e vet dhe ne fund basha ta lepije nje asht si dikur.
PërgjigjuProgrami i njëmijë e një mashtrimeve. Kur t'a marrësh ti pushtetin Shqipëria do jetë vetëm një milion banorë.
PërgjigjuLuli mos fli po puno se ta vodhen programin. Alibeaj komandant te xhandarmerise si Mirush Kabashin ndjese paste se ka qene aktori me i mire ne te gjitha koherat
Ky mund te beje programin me te mire ne bote, puna eshte qe ky njihet boterisht si kokrra e dembelit, mashtrues ordiner dhe hajdut i pangopshem
PërgjigjuE mor Lul me ty shkon nga humbja ne humbje....
PërgjigjuPo fredi bejleri po