Premtimi i Bashës e Berishës për pajisjen e çdo familje me kompjuter, Rama ironizon: Zgjidhni të qeshni apo të qani

Premtimi i Bashës e Berishës për pajisjen e çdo familje me kompjuter, Rama ironizon: Zgjidhni të qeshni apo të qani

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me ironi ndaj kryedemokratit Basha dhe programit të arsimit që ai prezantoi ditën e djeshme.

Ai publikoi një video të premtimit të Bashës për pajisjen me kompjuterë për çdo shqiptar brenda 4 viteve të ardhshme duke e krahasuar me premtimin e Berishës 16 vite më parë.

Edhe ky i fundit, premtonte në vitin 2005 se në dhomën e çdo familjeje do të ketë të paktën një kompjuter Pentium III.

“Angazhohem që brenda 4 viteve, çdo familje do të ketë të paktën një tablet, leptop ose një kompjuter në shtëpi” – tha Basha.

“Çdo dhomë e juaja bëhet me një kompjuter, nuk po them pentium 4 por pentium 3 dhe pentium 2 me 100%” – tha Berisha.

Rama ironizon në Facebook duke shkruar se jua lë lexuesve të zgjedhin për të qeshur apo për të qarë.

“Mirëmëngjes dhe duke ua lënë juve ta zgjidhni të qeshni apo të qani, ju uroj një ditë të qeshur” – shkruan Rama.

Pajisja me laptop-ë, kompjuterë apo me të paktën një tablet për çdo familje, ishte një prej pikave të programit të arsimit të prezantuar ditën e djeshme nga kryedemokrati Basha.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici