Premtimi i Bashës: Familjeve me ndihmë sociale, do ua paguajë shteti dritat dhe ujin (VIDEO)

KAMËZ- Familjet që përfitojnë ndihmë të posaçme të kujdesit social do t'u paguhen dritat dhe ujii si dhe garanci për arsimin e fëmijëve. Ky është programi ekonomik i prezantuar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha teksa ishte në familjen e Agim Lleshit në Kamëz, kryefamiljar, baba i 8 fëmijëve, që jetojnë në kushte shumë të vështira ekonikime.

Në kuadër të komunikimeve të tij nën moton "po të dëgjoj", kryedemokrati bëri me dije se me ardhjen e tij në pushtet jo vetëm që do të rritet ndihma sociale, por do të kenë një mbështetje të veçantë nga shtetit.

"Familjet me shumë fëmijë duhet të kenë mbështetje të veçantë nga shteti, kudo në botë e kanë. Shteti që nuk kujdeset për fëmijët është si babai i keq, që nuk do t’ia dijë për familjen. Fjala që unë po të jap në shtëpinë tënde është se nuk ka për të ngelur fëmijë shqiptari pa studiuar për shkak të gjendjes ekonomike të prindërve. Shqipëria i ka mundësitë”. Ato lekë që i marrin një grusht njerëzish, duhet t’i marrin njerëzit në nevojë. Sakrifica e madhe që po bëni si prindër të jeni të sigurt se do t’ju shpërblehet”- u shpreh kreu i opozitës.

Babai i 8 fëmijëve, në komunikimin me Bashën, tha se e ka të pamundur që me ndihmën që merr të mbajë familjen e tij, e aq më tepër t'i shkollojë. Megjithatë, Basha i premtoi se gjërat do të ndryshojnë.

“Jam invalid, i operuar për zemrën dy herë, gruaja është e papunë, se rrit fëmijët. Jetojmë me 180 mijë lekë nga invaliditeti dhe ndonjë punë që bëjnë dy çunat e mëdhenj. Por qeveria na kërkon çdo gjë, edhe dritat, edhe ujin, na shkatërruan. Nuk kam patur mundësi t’i përballoj të gjitha, se duhet të ble edhe 80 mijë lekë ilaçe. Janë mbushur listat nëpër dyqane plot dhe nuk di, vetëm të kap kokën me grushta e të shkoj të mbytem. Shteti nuk më ndihmon askund, kam rënë në pikë të hallit”, tha ai.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pinoku: 05/03/2020 15:00

    Mos genje si Saliu se te mori dreqi o Lul,uje e drita per fukarenjte paguaji ti dhe saliu nga xhepat tuaj te majmur nga gjaku i ketij mileti,ngrini pensionet se i paguajne vete njerezit o bastard genjeshtar.

    Përgjigju
  • Me fjale te gjitha do i besh o Luli: 04/03/2020 22:06

    Shteti me sikur i tij kur te vije ne pushtet do ua paguaje te gjitha te varferave, biles edhe ,biles di ti çoje me pushime falas.

    Përgjigju
  • Niku Melihas: 04/03/2020 18:01

    A lumadhi ti kar ngele gjith jeten

    Përgjigju
  • une: 04/03/2020 16:46

    Hallall ta beft zoti nese e mban kete premtim.

    Përgjigju
  • Populli: 04/03/2020 16:37

    Ti je komplet kar o Basha.. Standartizoni minimumin jetik për cdo familje o plehra pastaj flisni do paguajmë atë e këtë, dhe kur të them ty e kamë dhe për Ramën se një Mut jeni të dy.

    Përgjigju
  • dada: 04/03/2020 16:24

    Jepi ndonje nga shtepit tuaja o Basha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë