Premtimi i Bashës, sheshi  “Italia”
kthehet në parking lagjesh

Premtimi i Bashës, sheshi  “Italia”<br />kthehet në parking lagjesh
TIRANE - Ishte premtuar se brenda vitit do të kthehej në një parkim gjigand nëntokësor, por i gjithë projekti ambicioz, me vlerë 1.6 milionë euro ka përfunduar në një parkim lagjeje. Kjo ka ndodhur me sheshin “Italia” në zemër të Tiranës, që për më tepër, që prej një viti është mbyllur për makinat, duke devijuar edhe trafikun e automjeteve.

Ndonëse projekti kaloi në këshillin bashkiak të Tiranës vetëm me 29 votat e këshilltarëve të djathtë, kur në të vërtetë i duheshin 33 vota, kryebashkiaku Basha, në mars të vitit 2012 nënshkroi në mënyrë publike marrëveshjen koncensionare për nisjen e punimeve me Bashkim Ulaj, pronarin e firmës fituese të këtij projekti ambicioz, “Genner 2”.

Basha deklaroi asokohe se tashmë do të niste puna për ndërtimin e parkimit nëntokësor, të cilat do të zgjasnin plot një vit. Ishte kjo arsyeja që sheshi “Italia” u mbyll menjëherë duke devijuar kështu edhe trafikun e automjeteve, pas stadiumit “Qemal Stafa”. Sipas marrëveshjes, pas përfundimit të punimeve firma fituese do ta kthente sheshin në gjendjen që ishte para se ajo të niste punimet, pra do të hapej sërish për automjetet.

Por sot, kur kanë kaluar më shumë se sa një vit nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje koncensionare, jo vetëm që në këtë shesh nuk është bërë asnjë punim dhe vazhdon të jetë i mbyllur për automjetetet, por madje që prej gati dy muajsh, ky shesh i rëndësishëm i të gjithë shqiptarëve, është kthyer në një parking privat për interesat e atyre që do të bënin punimet.

Firma fituese ka hapur dy dyer të rrethimit, njëra nga ana e hotel “Sheraton” dhe tjetra afër hyrjes së KQZ-zë, në mënyrë që automjetet të kenë mundësi që të futen nga të dyja krahët, por edhe të dalin në rrugë kryesore po nga të dyja krahët.

Në secilën nga hyrjet e sheshit “Italia” qëndron një person, i cili sipas orarit dhe fluksit të automjeteve që parkohen, herë të kërkon 100 lekë të reja, e herë 200 lekë të reja, duke e ktheyr kështu në një parkim lagjegje. Ndërkohë që këshilltari i majtë në bashkinë e Tiranës, Eridian Salianji, na thotë se kjo dihej, pasi vendimi që kaloi këshilli bashkiak nuk kishte të miratuar lejen e ndërtimit, atij vendimi i mungonte trualli ku do të ndërtohej.

“Po nuk ka se çfarë të ndërtohet aty, sepse bashkia nuk ka miratuar truallin ku do të ndërtohet. Është një projekt bllof. Ne e kemi thënë që në atë kohë, dhe koha po e tregon se kjo është e vërteta”, - na thotë Eridian Salianji. Ndërkohë që interesimit tonë pranë bashkisë së Tiranës, se përse kanë ngecur punimet në këtë shesh dhe a ka një afat kur parashikohet të nisin ata, zyra e shtypit të bashkisë së kryeqytetit nuk e shikon të arsyeshme që t’i japë një përgjigje.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)16.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim