TIRANE - Premtimi i kryeministrit Berisha se me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, do të bëjë kurban një mijë qingja dhe një mijë deshë, duket se është paksa i pamundur. Kjo pasi, sipas specialistëve, kjo nuk është koha kur mund të gjenden qingja, pasi nuk është sezoni i tyre.
"Shiko, unë them se kryeministri e ka të pamundur të gjejë 1000 qingja. Kjo pasi sezoni i lindjeve të qingjave të rinj nis në muajt dhjetor-janar në zonat e Jugut, ndërsa në Veri është pak më i shtyrë në kohë, rreth muajve shkurt-mars. Ndaj do të thoja se tani është e vështirë të gjesh një mijë qingja.
Sigurisht që ndonjë tek-tuk mund edhe ta gjesh, sepse jo të gjithë delet lindin patjetër në këtë kohë, por qingja me shumicë tani nuk ka", - na shpjegojnë veterinerët. Sipas tyre, një qingj që lind në muajt dhjetor-janar, deri me datën 1 gusht quhet qingj, ndërsa pas kësaj date hyn në atë fazën e ndërmjetme që në gjuhën e tyre quhet milor.
"Katër muaj pas kësaj faze të dytë, qingji konsiderohet i rritur", - na shpjegojnë më tej specialistët që merren me rritjen e bagëtive të imëta. Gjithashtu sipas tyre, një dele mund të lindë 3 qingja, përgjatë një periudhe kohore prej dy vjetësh, ndërsa cikli i mbarsjes së saj është 5 muaj.
Edhe në mbledhjen e radhës së qeverisë, që ishte të mërkurën që sapo lamë pas, Berisha deklaroi se i kishte kërkuar ministrit të Bujqësisë, Genc Ruli, që t'i gjendte 1 mijë qingja dhe 1 mijë deshë, që do të bëhen kurban ditën e 100-vjetorit të Pavarësisë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të së përditshmes SHQIPTARJA.com (E Dielë, 18 Nëntor)
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com