Premtimi i Budinës: Do flasin vetëm ata që kanë pasur lidhje me Teatrin, jo protagonizëm politik! Të hetohet shembja

Në fjalën e tij përpara protestuesve, si organizator, regjisori Robert Budina ka bërë me dije se qëllimi i kësaj proteste është të hetohet shembja e teatrit, e ndërsa ka sqaruar se do të flasin në podium vetëm persona që kanë pasur një lidhje të ngushte me atë godinë duke premtuar se s;do ketë aspak protagonizëm politik.

"Dua të falenderoj mbështetësit, që kanë besuar te ke dhe sot pjesëmarrja juaj e tregon qartë se çfarë do të thotë. Sot jemi mbledhur për një qëllim të vetëm. Në mesnatën e datës 17 maj, si çdo ditë kemi qenë në mbrojtje të Teatrit, organizuam rreth 80 shfaqje falas dhe kemi sjellë trupa nga e gjithë europa, e bëm me donacionet e njerëzve, që na ndihmuan ta mbanim gjallë. Dje në orën 04:30, një pjesë e artistëve, u sulmuam nga policia me një aksion blic të paimagjinueshëm. Një pjesë e jona u ftu brenda Teatrit, policia me një urretje, na sulmoi dhe përgjetë kohë që u mbyllëm brenda ambjenteve, sipas disa dëshmive, filloi shembja e tij duke rrezikuar jetët, jo vetëm tona, por edhte të policëve që kishin ardhur të na largonin ne. Qëllimi i protestës sonë është një: Ftojmë prokurorinë, qeverinë, Ramën, ministrin e Brendshëm, opozitën, prokurorët e SPAK të hetojnë këtë ngjarje që ishte një tentativë për vrasje e artistëve që ishin brenda teatrit. Kemi kontaktuar dhe me ndërkombëtarët dhe kërkuam që të zbardhet kjo ngjarje. Godina nxorri në pah problemet e demokracisë shqiptare. Simbolika e Teatrit nuk ishte vetëm godina, po qëndrimi në këmbë i demokracisë, se u shemb me ligje antikushtetuese. Duke qenë se mungoi drejtësia, ne u detyruam ta mbronin fizikisht godinën dhe ne u gjendëm të vetëm pa asnjë mënyrë se si ta zgjidhnim. Ja pse godina nuk ishte Teatrit Jonë, po Teatri juaj. Shembja në mënyrë mafioze me goditje të përqendruar ishte nga ana e qeverisë për t'ju thënë që qytetaria ka vdekur. Prandaj ishte aq arrogante, për t'ju thënë që Shqipëria nuk bëhet më. Ndodh e kundërta, ata kujtuan se me shembjen e  godinës do e bënin  Do flasin vetëm mbrojtësit e teatrit, e kemi bërë listën vetë, janë njerëz që janë investuar me aktivitet të përditshëm për të mbrojtur teatrin, dhe asnjë protagonizëm politik", tha Budina.


Lajmi kryesor:

Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës


B.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë