Premtimi i Këlliçit për transport falas, Petro Koçi: Skemë piramidale! Berisha e nxori nga Kuvendi dhe e hodhi në rrugë

TIRANË- Deputeti socialist Petro Koçi i ftuar në Report Tv ka komentuar situatën politike në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 14 majit. Në emisionin ‘Kontrast’, Petro Koçi tha se rezultati i kësaj fushatë është i ditur, pasi sipas tij opozita e ka të humbur këtë betejë në shumicën e bashkive.

“Kjo është një fushatë që i dihet rezultati. Opozita po përpiqet të humbë me krenari, që të thotë ne humbëm por u përpoqëm, nuk u dorëzuam që në fillim”, tha Koçi në Report Tv.

Koçi u ndal edhe në premtimin e Belind Këlliçit për transport falas, të cilën e cilësoi si një skemë piramidale. Koçi u shpreh se të premtosh transport falas do të thotë të lësh pa dore investimet në të gjitha fushat e tjera dhe të gjitha të ardhurat nga taksat t’i përqendrosh tek transporti. Sipas deputetit socialist, Këlliçi nuk ka asnjë shans përballë Veliajt dhe tha se Berisha e nxorri nga parlamenti dhe e hodhi në rrugë me kandidimin që i bëri në Tiranë.  Nga ana tjetër, Lorenc Vangjeli tha se Këlliçi ka klonuar premtimin e socialistëve për shëndetësi falas.

“Këto janë premtime falas. Është shumë rrallë në terren, s’ka grup, s’ka infrastrukturë mbështetëse. Kjo e transportit falas është skemë piramidale në vetvete, duhet të lesh mënjanë një investim në fusha të rëndësishme dhe te merresh me fusha të rëndësishme. mund ta bësh, por duhet të lesh gjithçka tjetër, qeverisja ka shumë gjëra, shkolla, infrastrukturë, kanalizime, gjelbërim. Kërkon një qeverisje të përgjegjshme, profesionale dhe me integritet. Këto janë premtime pa përgjegjësi, lëshoji njëherë se si dihet. Vijmë tek ajo që thash. Është dava e humbur. Berisha duke kandiduar Këlliçin, e ka nxjerrë nga parlamenti dhe e ka hedhur në rrugë”, tha Koçi.

Petro Koçi njoftoi se ditën e nesërme PS do të mbajë në Tiranë mitingun hapës për fushatën e 14 majit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:54
Premtimi i Këlliçit për transport falas, Vangjeli në Report Tv: Klonim i premtimit të socialistëve për shëndetësi falas

 

Analisti Lorenc Vangjeli ka komentuar në emisonin ‘Kontrast’ në Report Tv, premtimin e Belind Këlliçit për transport falas. Vangjeli tha se Këlliçi ka klonuar premtimin e socialistëve për shëndetësi falas.

“Këlliçi në Tiranë, Boçi në Elbasan, në fakt është e nxjerra në rrugë nëse ata nuk fitojnë, me idenë që pas dy ditësh do riktheheni më të fortë. Ishin lëvizje të detyruara. Shumë zgjedhje nuk kishte. Ky është klonim i premtimit të socialistëve në rang kombëtar, që ishte kuajt kryesore të fitores në 2013 për shëndetësinë falas. Kjo frazë është goxha bombastike, të thuash që po jep një shërbim falas. Në fakt në këtë dynja asgjë nuk është falas. Edhe transporti publik falas është e njëjta shpikje. Si gjetje nuk është e keqe, por në thelb është e gabuar. Tregon qasjen tmerrësisht dembele që ka politika shqiptare për të dhënë zgjidhje”, tha Vangjeli.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës