Premtimi i Mylerit: Do fitoj Botërorin dhe do festoj me 20 birra

Premtimi i Mylerit: Do fitoj Botërorin dhe do festoj me 20 birra

Tomas Myler

Tomas Myler i ka vënë syrin një tjetër kupe bote. Dhe premton se pasi ta ketë ngritur edhe njëherë në qiellin e Moskës, do të kalojë një natë të shthurur, duke parë sportin e tij të preferuar, atë të goditjes me shigjeta në Pallatin “Aleksandra” në Londër. Sulmuesit gjerman i duhen 7 gola në Rusi që të bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Botërorit, por ai është më shumë i përqendruar për të mbrojtur trofeun që fituan 4 vite më parë në Brazil.

“Kur jemi në grumbullim me Gjermaninë qëndrojmë në hotel dhe normalisht ruajmë rastin për të dalë jashtë dhe luajmë tenis apo golf. Luajmë edhe pak me shigjeta. Unë jam një tifoz i madh i këtij sporti dhe Mikael Van Gerven është i preferuari im. Do më duhet të pres deri në fund të karrierës, sepse ta bësh tani është e pamundur, pasi kur shkon atje të ikin nja 20 birra”.

Në çerekfinale, Gjermania mund të takohet me Anglinë: “Është OK për ne. Do ta shohim pas turneut nëse kjo është një Angli e re apo jo. Për ne është e rëndësishme të dalim nga grupi dhe në fazën me eliminim direkt mund të ndodhë gjithçka. Kjo vlen edhe për Anglinë e re”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave