Është ndarë sot nga jeta nga shkaqe natyrale Azbi Kasaj 65-vjeç apo siç e thërrisnin në qytetin e Këlcyrës 'Bikja'. Një personazh i njohur falë deklaratave të tij si ajo e vitit 2009 në formën e mallkimit për votuesit përmetarë që nëse nuk e votonin u uronte kancer në fyt.

Njëkohësisht Azbiu herët edhe për kamerën e Report TV ka dhënë deklarata kontroverse dhe kundër rrymës si ajo e çeljes së shtëpive publike në Këlcyrë nëse do të zgjidhej kryetar bashkie apo dhe për liberalizimin e mbjelljes së hashashit me qellim mirëqenien e popullit.

Kasaj prej 2005 e ne vazhdim ka konkurruar në të gjitha llojet e zgjedhjeve si kandidat në parti të ndryshme politike.

VIDEO/Deklarata në maj 2019 për hapjen e shtëpive publike

VIDEO/Deklaratë e 2017 për shtëpitë publike

 

VIDEO/Deklarata e 2009 ku thoshte: Ata që nuk më votojnë u daltë kanceri mu në grykë dhe vdekshin të tërë nesër