Pas akuzave për mashtrim ka nisur procedimi penal për shtetasin maqedonas, Vasko Gonov. Përfaqësuesi i agjencisë së punësimit “Help Emigration”, dyshohet se ka mashtruar duke vjedhur një shumë prej 600 eurosh.
 
Sipas policisë, Gonov mashtronte qytetarët duke u premtuar viza për në Kanada.
 
Ndërkaq, forcat e policisë po vijojnë punë për arrestimin e këtij shtetasi.