Ka mjaftuar prerja e një peme në pyllin e Semanit në Fier që të sjellë gjobën prej 5 milion lekësh nga Inspektoriati i Mjedisit e Pyjeve për një kompani private.
 
Duke qenë se tashmë ka hyrë në fuqi edhe ligji për moratoriumin e pyjeve, ekspertët e Inspektoriatit gjatë kontrollit të territorit kanë konstatuar një pemë të prerë, për të cilën kanë vendosur edhe gjobën e përcaktuar me ligj për kundravajtësin.
 

pyjet gjoba
Ndonëse ky ka qenë rasti i parë i prerjes së pyjeve, që pas hyrjes në fuqi të moratoriumit, inspektorët nuk kanë toleruar, duke ndëshkuar edhe personat përgjegjës.

pyjet gjoba
 
Sipas inspektorit të këtij qarku Anesti Qirici, “Për rastin konkret është kapur një mjet në bregdetin e Semanit  ku punonjësit e një firme  kanë prerë në pyllin e Semanit një pemë pishe në flagrancë”.
 

pyjet gjoba
Ai i bën apel të gjithë banorëve të zonave rurale, ku ka edhe pyje, që të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë pyjet, pasi kontrollet e territorit do të vazhdojnë dhe nuk do të lejohet që askush të prekë pyjet.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)