Katër persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ndërhyrë në një sipërfaqe pyjore ku e kanë shpyllëzuar, me qëllim që ta rikthenin më pas në ullishte.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, ekspertët e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit e Pyjeve kanë vendosur masën administrative ndaj tyre, ndërkohë që kanë bërë edhe ndalimin e menjëhershëm të punës.
Sipas informacioneve zyrtare të Inspektoriatit bëhet e ditur se, katër personat: A.S; B.N; M.S; Z.S kanë marrë gjobën nga 5 milion lekë, pasi kanë shkelur moratoriumin e vendosur me ligj dhe tre prej tyre janë shoqëruar në polici, ndërsa është shpallur në kërkim nga policia shtetasi i katërt.
Duke u nisur nga ky rast, kreu i ISHMP-së Ergys Agasi siguron se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe rigoroze në zbatim të Moratoriumit 10 –vjeçar të pyjeve.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com