Prenë pyjet në zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec, 2 të arrestuar, mes tyre inspektori i pyjeve në bashki

Prenë pyjet në zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec, 2 të arrestuar, mes tyre inspektori i pyjeve në bashki

Drutë e sekuestruara të prera në zonat e mbrojtura në Pogradec

2 persona janë arrestuar dhe 2 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë preje yjet ë zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec. Arrestimet ndodhën pas hetimeve disamujore, ku gjatë operacionit të koduar “Mokra”, u arrestua   A. B., 43 vjeç (me detyrë inspektor pyjesh pranë Bashkisë Pogradec), A. Xh., 35 vjeç, (i proceduar edhe më parë për prerje të paligjshme të pyjeve),  si dhe u proceduan penalisht shtetasit F. M., 51 vjeç dhe G. A., 30 vjeç, banues në Pogradec.

Të 4 personat në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin në mënyrë të organizuar, prerje të paligjshme të pyjeve në zonën e mbrojtur të Llëngës në Pogradec, dhe grumbullonin, transportonin e më pas shisnin lëndën drusore në subjekte dhe persona të tjerë. A. B  inspektor pyjesh, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke lejuar dhe favorizuar këtë veprimtari të paligjshme. Ndërsa 35-vjeçarin A. Xh u kap në rrugën Vërdovë-Pogradec duke transportuar me mjetin tip kamion “Benz”, 20 metër sterë dru ah dhe lis, pa dokumentacionin përkatës, sasi e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Prerja e paligjshme e pyjeve”, kryer në bashkëpunim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë