TIRANË“Unë nuk kam qëlluar me pistoletë në drejtim të pjesëtarevë të familjes Cali, por kam qëlluar në ajër për vetëmbrotje”. Pretendimet e prokurorisë së deputeti Armando Prenga ka plagosur Tom Calin  me arme zjarrit tip pistoletë të cilën e kishte pa leje, janë hedhur poshtë nga deputeti.

....
Deputeti i arrestuar për ngjarjen në Laç Armando Prenga nga ambientet e policisë së Tiranës ka shkruar një deklaratë të cilën e ka bërë publike përmes avokatit të tij.

Ai thotë se i është bërë pritë nga anëtarët e fisit Cali, por përjashton çdo mundësi që të ketë qëlluar me armë në drejtim të tyre. Prenga thotë se ai ka qëlluar në ajër me pistoletën që mbante me leje i detyruar në kushtet kur Gjok Cali dhe persona të tjerë që e shoqëronin i bënë pritë ndërsa deputeti kthehej nga Laguna e Patokut.
Më pas Prenga sqaron se vëllai i tij ka shkuar të bëjë denoncim në polici kur pjesëtarët e familjes Cali i kanë dalë përpara dhe ka filluar përleshja.

Prenga hedh poshtë dyshimet e policisë se ka qenë i përfshirë në konfliktin para ambienteve të komisariatit të Kurbinit ku mbetën të plagosur 7 persona.