Në të gjithë vendin është intensifikuar puna për "Parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve dhe Transportit të lëndëve drusore pa licensë" ku gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë evidentuar dhe goditur 12 raste të prerjes së paligjshme të pyjeve dhe Transportit të lëndëve drusore të prera në mënyre të paligjshme.

Nga ky aksion janë arrestuar në flagranë 3 persona, konkretisht në Kukës, Lezhë e Librazhd ndërkohë që ka proçeduar penalisht 9 të tjerë në Dibër, Kukës, Pukë, Shkodër, Lezhë Elbasan e Librazhd.

Përveç kundravajtësve janë prekur edhe punonjësit e Shërbimit Pyjor, ku janë proçeduar penalisht për "Shpërdorim detyre" dy Inspektorë të Policisë Pyjore në Kukës.

Të dhënat e policisë saktesojnë se, nga ky aksion i ndërmarë në të gjtihë vendin, janë sekuestruar 150 metër kub lëndë drusore si dhe 12 automjete .

Policia e Librazhdit ka kapur Bledar Lushkan, e Kukësit Ismail Lleshin ndërsa e Lezhës Frrok Simonajn. 

Janë proceduar penalisht nga Policia e Kukësit dy Inspektorë të Policisë Pyjore në Kukës M.S 55 vjeç dhe K.N 55 vjeç, pasi nuk kanë ushtruar kontroll në zonën që mbulonin pasi janë prerë në mënyrë të paligjshme pyjet në Malzi Kukës.

Gjatë 24 orëve të fundit janë proçeduar penalisht edhe 9 të tjerë për prerje dhe transport të lëndëve drusore pa leje, nga këto dy raste janë në Pukë ku dy shtetas F.L 38 vjeç dhe S.Gj 45 vjeç janë proçeduar penalisht në Prokurori. Si dhe një në rast në Shkodër për shtetasin A.Ç 26 vjeç banues në Shkodër.Dy raste janë shënuar edhe në Dibër ku K.L 43 vjeç dhe U.SH 51 vjeç janë proçeduar penalisht.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)