TIRANË - Këshilltarët socialistë në bashkinë e Tiranës i kërkojnë prokurorisë të nisë sa më parë hetimin për prerjen e një sasie të madhe pemësh në Parkun Kombëtar, pranë rrugës së Elbasanit. Kryetari i grupit të këshilltarëve të majtë, Aldrin Dalipi kanë qenë sot paradite pranë zonës ku ditën e djeshmë janë prerë dhjetra pemë, përballë fakultetit të histori – filiologjisë në kryeqytet.

“I kërkojmë kryebashkiakut Basha të bëjë public vendimin se ku e ka bazuar këtë ndërhyrje të pandodhur më parë. Këshilltarët e opozitës nuk kanë asnjë dijeni apo vendimarrje për goditjen e Parkut Kombëtar. Basha të mos fshihet pas njoftimeve për shtyp, pasi ky është një akt i papranueshëm”, deklaroi Dalipi.

Sipas të majtëve, prokuroria duhet të administrojë menjëherë provat e veprimit të bashkisë.

“I kërkojmë prokurrosë të nisë hetimet e mnjëhershme për të bërë transparencën që kërkojnë qytetarët”,deklaroi kreu i këshilltarëve socialistë në bashkinë e Tiranës.

BASHKIA: PS TE NDALE KONFLIKTIN
Bashkia e Tiranës kas shprehur keqardhjen se Partia Socialiste ka zgjedhur konfliktin politik lidhur me zgjerimin e rrugës së elbasanit në kryeqytet. Në një deklaratë për shtyp bashkia ka theksuar se zgjerimi I kësaj rruge është prioritet për Tiranën e cila vazhdon të vuajë pasojat e zhvillimit të paplanifikuar.
Zgjerimi I rrugës së elbasanit do të lehtësojë ndjeshëm trafikun, dhe do të reduktojë ndjeshëm ndotjen e ambientit.
Sipas Bashkisë zgjerimi I kësaj rruge do të ndihmojë edhe në hapjen e vendeve të reja të punës dhe se këto janë interest e qytetarëve të tiranës.
Ndërkohë Drejtoria e Përgjithshme e rrugëve ka nisur punën për zgjerimin e kësaj rruge. Rruga , nga Fakulteti Ekonomik deri tek rreth - rrotullimi i Saukut, me gjatësi 1.7km do të jetë me 6 korsi 2x8m, me trafikndarëse prej1.5m, ku është parashikuar dhe gjelbërim, si dhe me trotuarë në të dy anët e rrugës.
Në deklaratë shprehet se gjthçka është bërë në përputhje me ligjin dhe interest e qytetarëve.
Ndërkohë që Bashkia I ka bërë thirrje Partisë Socialiste të ndalë frymën e konfliktit politik dhe të orientohet drejt interest të qytetarëve të Tiranës.

(fj.di/aq/shqiptarja.com)