Prerja e pyjeve, Koka: Kemi
bërë 200 kallëzime penale
Ministria e Mjedisit vetëm gjatë këtij viti ka bërë mbi 200 kallëzime penale ndaj kompanive që kanë bërë masakër në pyjet shqiptare, duke mos respektuar asnjë kriter ligjor.
TIRANE- Ministria e Mjedisit vetëm gjatë këtij viti ka bërë mbi 200 kallëzime penale ndaj kompanive që kanë bërë masakër në pyjet shqiptare, duke mos respektuar asnjë kriter ligjor. Ndërkaq janë vendosur me qindra gjoba, dhe janë sekuestruar vetëm muajt e fundit rreth 2000 metër kub dru. Ministri i Mjedisit Lefter Koka u shpreh se janë marë edhe masa të tjera për mbrojtjen e pyjeve në veçanti në këtë periudhë të vitit, ku pyjet shfrytëzohen edhe për ngrohje. "Kemi çuar për ndjekje penale 200 kompani apo individ, kjo ka qenë e detyruar nga ana jonë.
Kemi vendosur mbi një mijë gjoba, masa administrative dhe kjo nuk është qëllimi ynë po ka qenë e detyruar. Kemi ndaluar eksportin e qymyrit dhe drurit për zjarr, kemi sekuestruar dy mijë metra kub dru. Dhe të kuptohemi, janë vetëm 120 inspektorë të pyjeve në gjithë territorin shqiptar, një numër aq i vogël, aq absurd për tu kuptuar nga çdo shtetas evropian", tha ministri Lefter Koka. Ndërkaq ministri i Mjedisit ka shpallur edhe planin kombëtar të zhvillimit të gjuetisë pasi në këto 23 vite fauna shqiptare ka pësuar dëmtime të rënda nga gjuetia pa kriter.
Ndaj për herë të parë Ministria e Mjedisit ka realizuar një plan kombëtar për zhvillimin e gjuetisë, për të përmirësuar sadopak ketë situate. Sipas Kokës sektori i mjedisit kërkon më shumë kohë për marrjen e rezultateve, ndaj do të ketë disa ndryshime të rëndësishme për natyrën e biodiversitetit. Sipas kreut të Ministrisë së Mjedisit tashmë është vendosur një kuotë për të gjithë ata që do të gjuajnë në zonat e lejuara e nga ana tjetër ka paralajmëruar ngritjen e dy fermave për kultivimin e specieve si objekt gjuetie.
"Mbi bazën e të dhënave që dalin nga inventarizimi vjetor i ligjit për gjuetinë është sanksionuar se kuota e planifikuar për të gjuajtur pas moratoriumit në sezonin e ardhshëm të gjuetisë nuk mund të jetë më shumë se 10 për qind e shtesës natyrale të popullatës për secilin prej llojeve të faunës së egër objekt gjuetie. Për ripopullimin e zonave të gjuetisë planifikohet që nëpërmjet financimeve nga buxheti dhe atyre të huaja të ngrihen dy ferma për kultivimin e specieve, objekt gjuetie deri në 2018 për planifikimin e rritjes dhe mbarështimit të llojeve objekt gjuetie", vijoi Koka. Programi kombëtar i zhvillimit të gjuetisë do të zbatohet për një periudhë dhjetë vjeçare.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 5 Nëntor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.7%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21