Vijon aksioni i policisë për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve. Gjatë ditës së sotme specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë, kanë sekuestruar dy mjete të ngarkuara me lëndë drusore.

Për prerjen e paligjshme të lëndës drusore, policia filloi procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin me iniciale B.L, 39 vjeç, banues në Bulqizë.

Procedimi penal ndaj tij filloi pasi , gjatë kontrollit të ushtruar shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në bashkëpunim me  punonjësit  e Inspektoriatit të Policisë Pyjore, kanë konstatuar  në  afërsi të banesës së shtetasit B.L, dy mjete të tipit  kamion “Mercedes Benz”, me targa BZ 713 A, dhe MT 3552 A,  të ngarkuara me lëndë drusore, të llojit  “Ahu”, gjithësej 15 metër kub (m3).

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale  dy mjetet të ngarkuara me lëndën drusore dhe lënda drusore.
bulq
bulq
bulq

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)