Rasti i këtij berberi që ka vendosur të shprehë talentin me gërshërët e tij ka bërë bujë në qytetin e La Paz ndërsa vetë ai është një tifoz i çmendur i futbollit dhe i ka mbushur muret e dyqanin të tij me foto të futbollistëve si Neymar, Cristiano Ronaldo, Messi e shumë të tjerë.
I njohur si Maroyn, berberi po mban gjallë shpirtin e futbollit dhe shprehet se nëpërmjet dizenjove që realizon mbi kokat e fansave e bën atë të ndihet me zemër dhe mendje më pranë botërorit dhe më pranë fushës së futbollit ku zhvillohen ndeshjet. Ndërsa ky fans po krijon imazhin e kupës së botës në kokën e tij që ja tregon berberit nëpërmjet celularit, shprehet se ndonëse ndodhen kilometra larg Brazilit kjo është një mënyrë për t’u përfshirë më shumë nga emocionet e turneut të futbollit.
Berberi tregon se mjaft të rinj përveç ndryshimit të modeleve të flokëve kanë nisur të bëjnë tatuazh dhe emrat e futbollistëve duke qenë tifozë të Brazilit, Argjentinës, Hollandës dhe Gjermanisë.
Ndërsa flokët do të mbulojnë modelin e Kupës së Botës në koka e tifozëve, s’do të duhet dhe shumë kohë para se fituesit e vërtetë të mbajnë në duar trofeun e botërorit.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
