Arrestohet 1 person dhe vihen nën hetim 7 të tjerë, 5 prej të cilëve punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura pasi u sekuestruan 30 m³ dru zjarri pa dokumentacionin përkatës në fshatin Vërdovë të Korçës.

Në operacionin “Llënga” u arrestua A.Xh., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, si dhe u vunë nën hetim  F. K., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë dhe A. J., 60 vjeç; G. B., 31 vjeç; M. B., 37 vjeç; E. Sh., 38 vjeç; E. G., 59 vjeçe, me detyrë teknikë dhe inxhinierë pranë ADZM-Korçë.

Policia konstatoi A.Xh., dhe F. K., duke transportuar me kamionët tip “Benz”, pa targa, të ngarkuara me sasi dru zjarri, pa dokumentacion përkatës.

A.Xh., drejtonte mjetin pa leje drejtimi, ndërsa pesë punonjësit  dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrolle dhe favorizuar F. K., në zonën e mbrojtur të pyllit të fshatit Llëngë-Pogradec.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Prerja e paligjshme e pyjeve” , “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.