Presheva në Tiranë për Paradën e 28 Nëntorit, Shqiprim Arifi: Të mblidhemi në tokën amë, në manifestimin e madh mbarëkombëtar

Presheva në Tiranë për Paradën e 28 Nëntorit, Shqiprim Arifi: Të mblidhemi në tokën amë, në manifestimin e madh mbarëkombëtar

Shqiprim Arifi

Paradës së madhe të shqiptarëve më 28 nëntor në Tiranë do t’i bashkohen edhe qindra shqiptarë nga Presheva.

Përmes një videomesazhi të postuar nga kryebashkiaku Veliaj, kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi bën thirrje për pjesëmarrje masive.

“Këtë vit, më 28 nëntor, familja e madhe e Unionit të bashkive shqiptare në rajon feston ndryshe. Qyteti i Preshevës, këtë 28 nëntor, për festën e madhe kombëtare do të jetë pjesë e spektaklit kuq e zi, të traditës e trashëgimisë sonë kulturore. Bashkë me vëllezërit dhe motrat nga të gjithë qytetet shqipfolëse, për të festuar për flamur, si asnjëherë më parë, në paradën dedikuar kulturës dhe historisë sonë të përbashkët.

U bëj thirrje qytetarëve të Preshevës kudo janë dhe gjithë shqiptarëve të marrin me vete pak nga vendi e të tubohemi në tokën amë, në manifestimin e madh mbarëkombëtar, ku do të prezantohen vlerat kulturore të qyteteve tona. Në bulevardin “Dëshmorët  kombit”, shihemi në Tiranë, më 28 nëntor. Mos mungoni!”, thekson Arifi.

Faleminderit miku im, Shqiprim Arifi! ????????

Tirana i mirëpret të gjithë qytetarët e Preshevës të festojmë së bashku 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë ???? në Paradën e Shqiptarëve më 28 Nëntor????????, ku do jemi 1 zemër kuq e zi.❤️???? pic.twitter.com/AQZuOTAh6a

— Erion Veliaj #ECS2023 ???????????????? (@erionveliaj) November 16, 2023

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?