Detaje nga vizita e presidentit Bajram Begajt në Kosovë, zbardhet axhenda

Detaje nga vizita e presidentit Bajram Begajt në Kosovë, zbardhet axhenda

Bajram Begaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do kryeje një vizitë zyrtare në Kosovë, që do të jetë vizita e parë jashtë shtetit që prej marrjes së mandatit si president.

Begaj mbërrin të hënën në Kosovë me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, e cila në orën 10:00, do ta presë presidentin me ceremonitë më të larta shtetërore, në sheshin “Ibrahim Rugova”, në Prishtinë.

Sipas njoftimit, mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës në orën 09:15.

“Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani Sadriu zhvillon takim me presidentin e Begaj, si dhe në fund të takimit do të kenë deklaratë të përbashkët për media”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Bajram Begaj mori detyrën më 24 korrik përmes betimit në Kuvend dhe ceremonisë në Presidencë. Begaj mori besimin e shumicës së deputetëve në Kuvend për të qenë Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë. Në seancën parlamentare të 4 qershorit 2022, Begaj u zgjodh President i ri i Shqipërisë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 abstenim (83 deputetë morën pjesë në votim). 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Para vizitës zyrtare në Kosovë, Haradinaj i shkon në zyrë Begajt: Patëm një bisedë vëllazërore

Para se të niset në Kosovë, ku do të zhvillojë vizitën e tij të parë si president, Bajram Begaj ka pritur në zyrë Ramush Haradinaj, ish-kryeministrin. Takimi është bërë publik nga vetë Haradinaj, i cili tregon se fokus i bisedës vëllezërore ka qenë situata politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve.

“Me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, zhvilluam sot një bisedë të hapur dhe vëllezërore për situatën politike në rajon dhe temat me interes të përbashkët për qytetarët e të dy vendeve.
Shpreha gatishmërinë time për një bashkëpunim të ngushtë në shërbim të interesit të përbashkët kombëtar. Bashkëpunimi bilateral mes dy vendeve dhe sinqeriteti në bashkëpunim me aleatët tonë të sigurisë të prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është më jetik se asnjëherë më parë”, shkruan Haradinaj.

 

D.GJ/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Himara e keqardhur: 13/08/2022 18:29

    Ky president kukull e rames nuk tha gjysem llafi per vajzen e vrare ne himar se kishte hall mos I ngelej qefi qeveris,jazek posti jot pa vlere dhe vetem me mar rrogen

    Përgjigju
    • Saligradi: 13/08/2022 21:24

      Himare moj Are, po si mendon ti cdo dite nga 3-4 vrare, te rrije presidenti neper vakira??? Po ti moj Himare K urve pse ndejte fjete dhe nuk u ngrite? Po u ngrit Saligradi, Like Flori per ty?

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja