TIRANE - Stafi mirëmbajtës i Presidencës ka nisur zëvendësimin e lulishtes së presidencës me pemë dhe gjelbërim të ri.
Dyert hyrëse të Presidencës janë veshur me një një rrjetë e cila pengon shikimin e lirë të kureshtarëve kalimtarë, ndërsa në brendësi eskavatorë, punëtorë dhe kamionçina janë duke punuar.
Zëvendësimi i gjelbërimit në lulishten e presidencës vjen pas rrotacioni të Kreut të Shtetit me ardhjen në detyrë të Presidentit Bujar Nishani dhe largimit të paraardhësit të tij Bamir Topi.
Kamera e A1Report ka mundur të xhirojë këto pamje gjatë momentit të punimeve ku duket qartë eskavatori i cili sposton pemët ekzistuese duke krijuar hapësirë për mbjelljen e pemëve të reja.
Presidenti mbylli të premten vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka patur një axhendë të ngjeshur me takime.
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com