Çipi: Presidenca nuk është shtrati bashkëshortor, Z.President!

Çipi: Presidenca nuk është shtrati bashkëshortor, Z.President!

Ilir Meta është ndoshta Presidenti i vetëm në historinë e vendit, që e ka bjerrë aq shumë në vlera institucionin dhe figurën e kreut të shtetit. Presidenti që sot është kthyer në zëdhënësin e LSI-së, me deklarata banale politike, po provon se ai nuk mundet, dhe nuk do t’i largohet, tundimit për të qënë besnik ndaj bashkëshortes së tij, as kur vjen puna për të mirën e popullit shqiptar.

Shenjat e para të kësaj besnikërie bashkëshortore brenda zyrave të shtetit, i pamë para 30 Qershorit kur ndërsa mazhoranca bënte ftesa për dialog, Ilir Meta deklarohej hapur, njëanshëm, në krah të veprimeve të dhunshme të opozitës. Ky konflikt interesi u shfaq edhe më harbutërisht dhe paturpësisht, në momentin kur Meta çdekretoi datën e zgjedhjeve të vendosur nga po ai vetë, vetëm sepse bashkëshortja e tij nuk mori pjesë në zgjedhje dhe duke u përpjekur të prodhojë një konflikt institucional artificial.

Tanimë, pasi ka shkelur kushtetutën me të dyja këmbët dhe është në proces shkarkimi, Ilir Meta po dëshmon se për interesin e gruas së vet, mund të dalë jashtë kornizës së presidentit si figurë e unitetit, të bëhet një aktor i rëndomtë opozitar, dhe ta kthejë institucionin e kreut të shtetit, në një foltore-llogore të Monika Kryemadhit, ku nuk kursen askënd, as mazhorancën, as ambasadën e Shteteve të Bashkuara.

Deklaratat e pamatura dhe postimet e fundit të Presidentit, sulmet ndaj mazhorancës, janë një shfaqje vulgare, e një politike provinciale, që Monika Kryemadhi e bën rrugëve, ndërsa Meta nga kolltuku i presidencës. Shqipërisë, nuk i ka hije një palaço i tillë, që pasi shkeli kushtetutën, njollos edhe simbolikën e kreut të shtetit.

Njeriu që përdori zyrën e presidencës për të caktuar një datë ekskluzive zgjedhjesh, 13 Tetorin, vetëm e vetëm sepse ajo dhe aleati i saj nuk do të merrnin pjesë në zgjedhje, ka shkuar një shkallë më lartë: Ai po na provon se për hir të gruas, është gati ta turpërojë Shqipërinë në sytë e botës, si një shtet që nuk di të bëjë zgjedhje, nuk merr vesh nga demokracia e ligji. Ilir Meta, si burri i Monikës dhe kryetari në hije i LSI-së, kërkon të shpikë sot çdo lloj forme e mjeti, për ta bërë Shqipërinë lëmsh, për hir të gruas dhe faktit që ajo është tashmë jashtë sistemit politik.

Nëse Ilir Meta, do të shqetësohej realisht për standardet e demokracisë në vend, nuk do të lejonte që krizën e ngjizur në shtratin e tij bashkëshortor, ta eksportonte në presidencë. Ilir Meta me sa duket, nuk do ta përqafojë një standard të tillë, të ndarjes së shtratit bashkëshortor nga zyra e presidencës, duke provuar se ai dhe gruaja e tij, duan me cdo kusht të trazojnë Shqipërinë, për të qënë të qetë vetë. Për të qënë të qetë nga drejtësia që po i thërret, nga llogaritë që do duhet të japin së shpejti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shejtanet Ber Bash Met Mona: 02/07/2019 10:52

    Preident Bandit me kollaro qe ka per grua nje te cmendur.Breket e Monikes nuk mund dhe s'do te mudnen kurre te marrin zvarre 3 milion shqiptre dhe nje vend te tere.Heret ose vone kete shtrige rrugace duhet e do te dale dikush qe ti tregoje vendin dhe qe te dy burre e grua do japin llogari para popullit e perpara gjykatave shqiptare per te gjitha zullumet e tyre 30 vjecare.Breket e Monikes dhe zullumet e saj do varen ne tel si flamur e do behen barsoleta nga ky popull!Floririn e tyre ky popull do e marre dhe do e coje ne thesarin e shtetit e do e perdore per mireqenien e pergjitheshme,sepse nga gjaku i tij e kane grabitur,pa derdhur as nje pike djerse,por duke perdorur vetem pushtetit e tyre dhe djallezite e tyre te panumerta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë