Konferenca në Tiranë, Rama: Antisemitizmi virus, mund të kurohet vetëm nëse kryhet një diagnozë e saktë

Konferenca në Tiranë, Rama: Antisemitizmi virus, mund të kurohet vetëm nëse kryhet një diagnozë e saktë

Kryesia Shqiptare e OSBE-së organizoi në Tiranë, Konferencën e nivelit të lartë mbi Luftën kundër Antisemitizmit në rajonin e OSBE-së. Në të morën pjesë delegacione zyrtare nga vendet pjesëmarrëse të OSBE-së, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile, etj.

“Kjo konferencë është një thirrje për të qenë vigjilentë”, theksoi kryeministri dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edi Rama në video mesazh. Ai u drejtoi një thirrje konkrete vendeve pjesëmarrëse që së bashku me shoqërinë civile të veprojnë për të adresuar sfidat e antisemitizmit në rajonin e OSBE-së. “Antisemitizmi është si një virus dhe si gjithë sëmundjet mund të kurohet vetëm nëse kryhet një diagnozë e saktë” tha Rama.

Sipas njoftimit të zyrës së shtypit të ministrisë së Jashtme, në sesionin e hapjes së Konferencës e mori fjalën edhe zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare i cili, ndër të tjera bëri të ditur se, Shqipëria përgjatë vitit të Kryesisë do të jetë e angazhuar në promovimin e tolerancës dhe mos diskriminimit.

Gjithashtu, Tare u ndal në kontributin shqiptar pёr shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 Në vijim, ai u shpreh se "secili shtet pjesëmarrës mund kontribuojë dhe japë mbështetjen e tij në identifikimin e masave për adresimin e manifestimeve të dhunshme antisemitizëm si dhe të kontribuojë në luftën kundër antisemitizmit, intolerancës, ksenofobisë, racizmit, etj, për një të ardhme më të sigurt për të gjithë rajonin e OSBE-së". Konferenca e nivelit të lartë shënon aktivitetin e parë të këtij lloji të Kryesisë Shqiptare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion