Presidenca sqaron: Pse Meta e shmangu qëllimisht pyetjen 'a ishte në konflikt interesit kur shtyu 30 qershorin'

Presidenca sqaron: Pse Meta e shmangu qëllimisht pyetjen 'a ishte në konflikt interesit kur shtyu 30 qershorin'

TIRANË- Pas më shumë se 7 orësh që përfundoi Komisioni Hetimor, Presidenca ka sqaruar se përse e shmangu pyetjen e bërë nga deputeti i PS-së Adnor Shameti. Në sqarimin ë bërë nga vetë zëdhënësi i këti Institucioni, thuhet se kreu i shteti e ka shmangur me qëllim pyetjen “A ishte Kreu i Shtetit, në konflikt interesi me vendimin për të shtyrë datën e zgjedhjeve?”. Ai ka listuar në sërë arsyesh, ku ndër më kryesoret thekson se pikërisht ato deputetë që sot ankohen për shtyrjen e 30 qershorit janë zgjedhur deputet nga një palë zgjedhje që janë shtyrë nga ish-presidenti Nishani, nga data 18 qershor 2017 në 25 qershor 2017. 

"I pyetur nga media, lidhur me arsyen e mungesës së një përgjigjeje të drejtpërdrejtë të Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, ndaj pyetjes së një deputeti se: “A ishte Kreu i Shtetit, në konflikt interesi me vendimin për të shtyrë datën e zgjedhjeve?”, Zëdhënësi z.Tedi Blushi sqaron se:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, qëllimisht e shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë ndaj pyetjes së deputetit në fjalë, për të mos e dëmtuar atmosferën konstruktive të mbledhjes ku ishte i ftuar.

Kjo për arsyen se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, përfshirë edhe ata që ankohen sot për dekretin e shfuqizuar të 30 qershorit, janë minimalisht në konflikt të dyfishtë dhe të drejtpërdrejtë interesi.

Së pari, sepse çdo deputet i Kuvendit e ka fituar mandatin e tij nga një proces zgjedhor i shtyrë, nga data 18 qershor 2017 në 25 qershor 2017, me Dekretin Nr. 10351, datë 21.05.2017, të ish-Presidentit Nishani.

Së dyti, deputetët e pranishëm sot në seancën dëgjimore, janë njëherazi edhe votues të rezolutës së Kuvendit të datës 13 qershor ku është shprehur gjykimi mbi aktet e Kreut të Shtetit, edhe anëtarë të komisionit të posaçëm, papajtueshmëri kjo që është e ndaluar nga rregullorja e Kuvendit dhe ligji.

Së treti, vetë deputeti që adresoi pyetjen, është në një situatë të katërfishtë të konfliktit të interesit:

1. Ka marrë mandatin nga zgjedhje të shtyra me dekret të Presidentit.

2. Ka votuar pro miratimit të rezolutës së datës 13 qershor 2019.

3. Ka nënshkruar kërkesën fillestare për verifikimin e ligjshmërisë së akteve të Presidentit.

4. Aktualisht është edhe kërkues, edhe vlerësues i kërkesës që po vetë ka firmosur, për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të Presidentit", sqaron presidenca.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin

Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin