Me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, Presidenca është veshur e gjitha me ndriçim blu.
Presidenti Ilir Meta përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, thotë se i është bashkuar fushatës globale “Ndriço Blu” në kuadër të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizimin.
Ndërkohë gjatë mbrëmjes së sotme në nder të Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin ngjyrë blu është veshur edhe godina e Kuvendit.
Komento