President i KE, Juncker propozon
 ushtri të përbashkët evropiane

President i KE, Juncker propozon<br /> ushtri të përbashkët evropiane
Ideja e krijimit të një ushtrie të përbashkët evropiane ka kohë që qarkullon nëpër korridoret e BE. Kjo ide është mbështetur fort sidomos nga liderët e Çekisë dhe Hungarisë, ku gjatë një takimi që paten me kancelaren Merkel, deklaruan se krijimi i një ushtrie të përbashkët forcon kufijtë e BE.

Së fundmi kjo ide është mbështetue edhe nga Presidenti i Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker.
 
Në fjalën e tij përpara deputetëve të Parlamentit, Junker tha se një lëvizje e tillë do të forconte kapacitetet mbrojtëse të Europës dhe do të kursente fonde me vlerë miliona euro që sipas tij janë shpërdoruar me misione të ndryshme ushtarake.
 
Presidenti i Komisionit Europian, Zhan Klod Junker, argumentoi se mungesa e një strukture të përhershme ka sjellë vetëm shpërdorimin e fondeve të shumta.
 
“Na duhet të kemi një komandë evropiane. Po ashtu duhet të organizohemi për të punuar për një forcë ushtarake të përbashkët dhe kjo duhet të shërbejë si plotësim për NATO­n. Konsolidimi i mbrojtjes evropiane në Evropë, nuk do të thotë më pak solidaritet transatlantik”, tha ai para ligjvënësve evropianë në Strasburg.
 
Juncker tha se Bashkimi Evropian duhet të mbetet në relata miqësore me Britaninë, megjithë votën pro daljes nga BE­ja, por ai shtoi se britanikët nuk duhet të presin se do të kenë të njëjtat lehtësira për qasje në tregun e përbashkët të organizatës, pasi të shkëputen zyrtarisht:
“Mendoj se duhet t’i shohim drejt në sy ata që po na ndjekin nga larg. Miqtë dhe partnerët tanë në botë e kanë ndjekur me shumë keqardhje Brexitin dhe pyesin veten nëse ky është fillimi i shpërbërjes së Bashkimit Evropian. Më lejoni ta them këtu sot se ne e respektojmë, por njëkohësisht na vjen keq për largimin e Britanisë; megjithatë Bashkimi Evropian nuk është në rrezik”.
Juncker i bëri thirrje Britanisë të fillojë negociatat e shkëputjes sa më parë në mënyrë që të dyjat palët të fillojnë të ecin në drejtimet përkatëse

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri