Komisioni për Legjislacion i ka kaluar amendamentet e presidentes Vjosa Osmani për ndryshimin e mënyrës se si zgjidhet presidenti i vendit.

Pas një debati të nxehtë, amendamentet për ndryshime kushtetuese që presidenti i Kosovës të zgjidhet me votat e popullit, u miratuan me 6 vota për dhe 2 kundër.

Kjo nënkupton se këto amendamente tani mund të dërgohen në Kuvendin e Kosovës për t'u hedhur në votim.

Për të hyrë në fuqi, këto amendamente apo ndryshime kushtetuese, duhet të votohen nga dy të tretat e të gjithë deputetëve të Kuvendit, përfshirë dy të tretat e të gjithë deputetëve nga komunitetet joshumicë.


Lajmi kryesor:

Kosovë/ Osmani kërkesë për ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet me votë nga populli! Vetëvendosja u kërkon deputetëve në Kuvend t'i votojnë