Begaj dekreton emërimin e 6 ambasadorëve të rinj! Vasilika Hysi në OKB, Ilir Gjoni në NATO, Mustafa Nano përfaqëson Shqipërinë në Zvicër

Begaj dekreton emërimin e 6 ambasadorëve të rinj! Vasilika Hysi në OKB, Ilir Gjoni në NATO, Mustafa Nano përfaqëson Shqipërinë në Zvicër

Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar emërimin e 6 ambasadorëve të rinj me propozimin e kryeministri Edi Rama. Për herë të parë, Vasilika Hysi është emëruar si ambasadore në OKB dhe Organizatave të Tjera Ndërkombëtare në Gjenevë, ndërsa do të zëvendësoje ambasadoren Ravesa Lleshi.

Ilir Gjoni është emëruar ambasadori i jashtëzakonshëm në NATO, ndërsa do të zëvendësojë në këtë detyrë Visho Ajazi Likën. Një tjetër figurë e komentuar është gazetari Mustafa Nano i cili është emëruar ambasador në Zvicër duke zëvendësuar Ilir Gjonin, i cili u emërua ambasador në NATO.

Në Mbretërinë e Bashkuar është emëruar ambasador rezident Uran Ferizi, i cili po ashtu do të përfaqësojë Shqipërinë edhe në Irlandë si ambasadori jo rezident, duke liruar Qirjako Qirko. Në Vatikan është emëruar Majlinda Frangaj. Ndërkohë, që Shqipërinë do ta përfaqësojë në Austri Fatmir Velaj, ndërsa presidenti dekretoi lirimin nga detyra të Roland Bimos.

Kujtojmë që më 10 korrik, Begaj dekretoi emërimin e ambasadorëve të tjerë, Ervin Bushatin në SHBA, Zhaklina Peto për Malin e Zi, në Gjermani Adia Sakiqin, në Turqi Blera Kadzadej.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 12/07/2023 13:01

    Elit ambasadorësh e jo mahi, të gjithë krimin e zbarkon edhe në ambssada….

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër