TIRANË - Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar lirimin e Mustafa Nanos nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës (rezident), si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit (jo rezident).
Ky vendim pason dorëheqjen e Mustafa Nanos nga posti i ambasadorit në Zvicër, e cila u konfirmua nga vetë ai për mediat zvicerane.
'Presidenti Begaj dekreton lirimin e zotit Mustafa Nano nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Konfederatën e Zvicrës, rezident, si dhe nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Principatën e Lihtenshteinit, jo rezident.'
Mustafa Nano, analist dhe ish-deputet, u emërua ambasador në Zvicër në korrik 2023, pas lirimit nga detyra të Ilir Gjonit.