Presidenti Begaj në Panairin e Librit: Gjithçka ‘flet’ shqip falë shkrimtarëve, përkthyesve dhe botuesve që ndjekin këtë traditë

Presidenti Begaj në Panairin e Librit: Gjithçka ‘flet’ shqip falë shkrimtarëve, përkthyesve dhe botuesve që ndjekin këtë traditë

Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj vizitoi sot Panairin e Librit që ka çelur dyert për publikun në Tiranë, për të 26-in vit me radhë. Kreu i Shtetit u ndal në stendat e botuesve shqiptarë të Shqipërisë, të Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.

Gjatë bisedës me botues, shkrimtarë dhe përkthyes Presidenti Begaj u shpreh se në këtë panair gjithçka “flet” shqip, me autorë të vjetër e të rinj, personalitete botërore me influencë në të shkuarën dhe të tashmen, dhe e gjithë kjo falë shkrimtarëve, përkthyesve, botuesve që ndjekin këtë traditë të mirë.

“Përgëzime për të gjithë ata që me pasion për dijen dhe gjuhën amtare po kontribojnë ndjeshëm në ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar!”, - u shpreh Presidenti Begaj.

Gjatë kësaj vizite Presidenti i Republikës bisedoi edhe me lexuesit e vegjël, të cilëve u përcolli përgëzime për praninë në panair duke u shprehur se “ata e duan librin, edhe pse janë brez i jetës virtuale dhe kjo është dëshmi e ruajtjes dhe e përcjelljes së një tradite të hershme shqiptare”.

“U ndjeva plot gëzim nga fakti që sërish në panair pashë të gjitha moshat. Të shohësh të gjithë brezat në shtëpinë e dijes, të mbush me urtësi dhe shpresë”, - u shpreh Kreu i Shtetit, i cili e vlerësoi Panairin e Librit si një “bibliotekë të madhe shqiptare”.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë

New York Times: Votoni kundër Trump, ai është një rrezik për demokracinë