Presidenti Begaj pret ambasadoren e SHBA-ve, Kim: Biseduam për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh

Presidenti Begaj pret ambasadoren e SHBA-ve, Kim: Biseduam për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh

Presidenti Begaj dhe ambasadorja e SHBA, Kim

Presidenti Begaj ka pritur sot në një takim pune ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim. Kreu i shtetit bëri me dije se diskutimi kishte në fokus çështje të rëdësishme të bashkëpunimit dypalësh.

Begaj u ndal edhe të mandati i Këshillit të Sigurimit ku theksoi vullnetin e vijmësisë të bashkëpunimit të ngushtë për të ardhmen.

‘Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.

Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj.

Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët.’- shkroi Begaj.

Edhe ambasadorja në një postim në Tëitter falenderoi presidentin për diskutimin dhe theksoi rolin e presidencës për demokracinë dhe sigurinë e vendit. 

Kim zhvilloi dje një takim me Mesila Dodën në cilësinë e kryetares dhe kryetarin e grupit “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediun. Dy ditë më parë Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi takime me deputeten demokrate Jorida Tabakun dhe me socialisten Etilda Gjonaj, teksa në përfundim të saj, nuk pati asnjë reagim nga ana e diplomates.

Në thelb të bisedimeve ka qenë bashkëpunimi dypalësh si dhe shqetësimi për financimet ruse në partitë politike.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:26
Takimi i Begaj me Kim: Roli i Presidencës është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë e vendit

1664454419_begajkim.jpg

Ambasadorja Yuri Kim ka falënderuar presidentin Begaj për takimin e sotëm. Kim u shpreh se roli institucional i Presidencës është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë e vendit.

‘Faleminderit zoti President për diskutimin e sotëm për çështjet kyçe të marrëdhënieve me dypalëshe me SHBA. Roli institucional i Presidencës në përputhje me kushtetutën është thelbësor për demokracinë dhe sigurinë kombëtarë të Shqipërisë.’- shkroi Kim.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 29/09/2022 16:05

    President Bakja e mori mesazhin,që në rast se Rama miraton ne kuvend Amnistine Fiskale,presidenti jo vetem nuk duhet ta nenshkruaj,por do te duhet tja referoje Gjykates Kushtetuese. Mirnjohje per Departamentin e USA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë

Edmond Lajçi dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes në Pejë