Presidenti Begaj takon në Slloveni Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Pendarovski: Intensifikim të marrëdhënieve
Gjatë takimit mes Begajt dhe Pendarovski
Në Slloveni, në kuadër të takimit të Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka pasur një bisedë me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
Sipas një njoftimi të Presidencës, Begaj vlerësoi zhvillimin shumë të mirë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, të cilat në dekadën e fundit kanë ndjekur një prirje shumë pozitive në rritje. Kjo prirje dhe orientimi i qartë euroatlantik i të dy vendeve i ka përmirësuar dukshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut.
Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë së pari në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe së dyti në funksion të axhendës evropiane, e cila pas takimeve të para ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka marrë në shtytje të re.
Çështjet e integrimit evropian, të sigurisë dhe të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si dy vende anëtare të NATO-s, morën një vëmendje të veçantë nga të dy Presidentët, ku u nënvizua domosdoshmëria e rritjes së vigjilencës ndaj veprimtarive destabilizuese të aktorëve të tretë në rajon, si dhe të bashkëpunimit të ngushtë me aleatët.
Presidenti Begaj dhe Presidenti Pendarovski ranë dakord për të vijuar bashkëbisedimin në formate të tjera dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe përmes shkëmbimit të vizitave shtetërore.
Në Bërdo të Sllovenisë po mbahet samiti i Procesit Brdo-Brijunit, ku do të diskutohet për situatën në Ballkanin Perëndimor. Të pranishëm janë presidenti slloven Borut Pahor, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i Kroacisë, Zoran Millanoviq, si dhe anëtarët e presidencës trepalëshe të Bosnjës, Shefik Xhaferoviç, Millorad Dodik dhe Zhelko Komshiç.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4413
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Begaj: Krenarë për vendin që ka zënë në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore
28 Janar, 08:44
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Zëvendëson Fabrizio Buccin/ Begaj pranon letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri italian! Presidenti: Të përkushtuar për forcimin e lidhjeve
24 Janar, 14:24
-
Begaj pret trupin diplomatik: BE e vetmja alternativë për ne, zgjedhjet test, diasporës ia kishim borxh votën! Falenderojmë SHBA për kontributin në Drejtësi
23 Janar, 19:37
-
105-vjetori i parlamentarizmit shqiptar, Begaj: Kongresi i Lushnjes shpëtoi vendin nga vëllavrasja! Spiropali: Objektiva, reforma në drejtësi e anëtarësimi në BE
21 Janar, 11:05
-
Presidenti Begaj dekreton lirimin e Mustafa Nanos nga detyra si ambasador në Zvicër
21 Janar, 10:48
-
Reagimet për betimin e Trump/ Begaj: Krenohemi për aleancën me SHBA! Ambasadori shqiptar: Të forcojmë partneritetin
20 Janar, 19:30
-
Sot nis sesioni i ri parlamentar, Begaj letër deputetëve: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi! Zgjedhje me standarde, objektiv i panegociueshëm
20 Janar, 12:28
-
Kuvend/ Bardhi sulmon Begajn: Sekretar i Taulant Ballës! Spiropali thirrje diasporës të votojë për zgjedhjet
20 Janar, 07:44
-
Ekspozitë në presidencë, ‘një copëz arti’ vjen nga Tetova! Begaj: Artistët të mos braktisin elementët kombëtarë
17 Janar, 14:29
-
Armëpushimi në Gaza, Presidenti Begaj: Zbatimi i plotë i marrëveshjes, thelbësor për një paqe të qëndrueshme
16 Janar, 08:16