Presidenti Bajram Begaj do të niset sot për një vizitë dy-ditore në Itali, ku do të marrë pjesë krahas udhëheqësve botërorë në pritjen dhe ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore ‘Milano-Cortina 2026’, që do të nisin më 6 shkurt.

Pak ditë më parë, Begaj i dorëzoi flamurin kombëtar ekipit të skiatorëve që do të garojë në këto lojëra, i cili përbëhet nga sportistët Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Presidenca njofton gjithashtu se gjatë vizitës në Itali, veç pritjes nga Presidenti i Italisë Sergio Mattarella për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore, agjenda e Presidentit Begaj parashikon edhe takime të veçanta me autoritetet italiane, komunitetin shqiptar dhe komunitetin arbëresh në rajonin e Lombardisë.

Njoftimi i Presidencës:

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, niset sot për një vizitë dyditore në Itali.

Kreu i Shtetit do të marrë pjesë krahas udhëheqësve botërorë në pritjen dhe ceremoninë zyrtare të hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026, që do të nisin më 6 shkurt.

Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës i dorëzoi flamurin kombëtar ekipit të skiatorëve që do të garojë në këto lojëra. Shqipëria përfaqësohet në Miloano-Cortina 2026  nga katër skiatorët: Lara Colturi, Denni Xhepa, Lisa Brunga dhe Semire Dauti.

Gjatë vizitës në Itali, veç pritjes nga Presidenti i Italisë, Sh. T. Z. Sergio Mattarella, për hapjen e Lojërave Olimpike Dimërore, agjenda e Presidentit Begaj parashikon edhe takime të veçanta me autoritetet italiane, komunitetin shqiptar dhe komunitetin arbëresh në rajonin e Lombardisë.