Presidenti, Berisha nuk ndryshon
axhendën. Patozi takon Rucin

Presidenti, Berisha nuk ndryshon <br />axhendën. Patozi takon Rucin
TIRANE- Pavarësisht se e gjithë vëmendja është e përqendruar sot te aktivitetet në lidhje me procesin më të rëndësishëm politik, atë të zgjedhjes së Presidentit të ri, kryeministri Berisha ka në axhendën e tij dy aktivitete krejt të tjera. Mëngjesin e sotëm rreth orës 09 00 kryeministri do të jetë në Universitetin Europian të Tiranës.

Sipas njoftimit për shtyp të Kryeministrisë në këtë Universitet do të zhvillohet për herë të parë Konferenca Kombëtare “Social Business Movement of Albania”.
Ceremonia e hapjes do të përshëndetet nga Kryeministri, Sali Berisha dhe Ministri i Punëve, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Z.Spiro Ksera.

Konferenca do të fokusohet mbi konceptet dhe funksionimin e biznesit social, duke u ndalur ne shembuj nga sipërmarrës të biznesit social në Shqipëri dhe në botë. Konferenca do të bashkojë grupe aktorësh të ndryshëm zhvillimi, përfshirë sipërmarrësit, institucionet publike, bizneset, organizata dhe agjenci zhvillimi lokale dhe ndërkombëtare, akademikë dhe të rinj.

Ndërkaq në orën 11:00 është njoftuar se do të zhvillohet sic do të mërkurë mbledhja e qeverisë, edhe pse pritet mbledhja e Kuvendit për votimin e parë për Presidentin e ri të vendit, në orën 10:00 sipas njoftimit zyrtar nga Parlamenti.

Pritet që paraditen e sotme të ketë një takim mes kreut të grupit të PD, Astrit Patozi, dhe homologut të tij socialist, Gramoz Ruci. Kjo është deklaruar dje nga demokrati PAtozi, por nuk ka një konfirmim të tillë nga PS, për zhvillimin e këtij takimi.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës

Tërmet me magnitudë 4.6 ballë në detin Adriatik, lëkundje të forta ndihen në Tiranë e Durrës