Presidenti Biden pranon: Presioni nga partia bëri që të tërhiqem! Donald Trump është një rrezik për sigurinë amerikane

Presidenti Biden pranon: Presioni nga partia bëri që të tërhiqem! Donald Trump është një rrezik për sigurinë amerikane

Presidenti Joe Biden në CBS Television

Presidenti Joe Biden tha në një intervistë këtë të dielë, se hoqi dorë nga kandidimi për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë pasi nuk donte të krijonte një ‘shpërqëndrim të thellë’ në radhët e demokratëve, pa adresuar kritikat nëse ai mund të jetë president për shkak të moshës së tij.

Në intervistën e tij të parë që nga tërheqja prej garës presidenciale, Biden theksoi se ‘nuk ka probleme serioze’ me shëndetin e tij, por shtoi se prioriteti mbetet mposhtja e Donald Trump. ‘Duhet, duhet, duhet ta mposhtim Trump’, tha ai në CBS Sunday Morning.

Presidenti ia atribuoi vendimin për tu tërhequr presionit brenda partisë së tij, por nuk dha detaje lidhur me ditët dramatike që e çuan atë në këtë njoftim. ‘Disa nga kolegët e mi demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatit menduan se unë do ta dëmtoja fushatën’, tha ai.

‘Dhe isha i shqetësuar se nëse do të qëndrojë në garë, ky do të ishte qëllim. Dhe ju do të më intervistonit se: Pse Nancy Pelosi e tha këtë, pse e tha atë, dhe mendova se do ishte një shpërqëndrim’.

Ndër të tjera Biden paralajmëroi lidhur me ish presidentin dhe kandidatin republikan Donald Trump, se ‘është një rrezik real për sigurinë amerikane.’

‘Më dëgjoni me vëmendje. Nëse ai fiton këto zgjedhje, shikoni se çfarë do të ndodhë. Ai është i rrezikshëm. Është një rrezik real për sigurinë e Amerikës’, tha Biden për televizionin CBS.

‘Jemi në një pikë kthese. Ja ku jemi realisht dhe demokracia është elementi kyç’, shtoi Biden, në këtë intervistë të regjistruar disa ditë më parë në Shtëpinë e Badhë, në të cilën presidenti amerikan shfaqet në gjendje më të mirë fizike krahasuar me debatin katastrofik të 27 qershorit përballë Donald Trump.

‘Kisha një ditë shumë të keqe kur ndodhi ai debat, sepse isha i sëmurë, por nuk kam ndonjë problem serioz shëndetësor’, siguroi 81 vjeçari, i cili i la vendin për kandidim në Shtëpinë e Bardhë, Kamala Harrisit.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia